Shkodër - Energji dhe ritëm ka sjellë në Shirokë festivali “Youth Wave” i mbajtur në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë.
Aktiviteti synon të mbështesë dhe promovojë talentet e reja, ndërsa solli një pasdite të veçantë për qytetarët dhe turistët.
I ftuar special për këtë vit ishte këngëtari Shpat Deda, i cili ndezi atmosferën me interpretimet e tij live, duke dhuruar emocione të veçanta për publikun e pranishëm.
Aktiviteti i zhvilluar në zonën turistike të Shirokës, është një mundësi për të rinjtë që duan të afirmohen dhe të promovohen në skenë.
“Të rinjtë e kësaj qendre kanë organizuar për të dytin vit radhazi një festival me talentet e reja, të cilët sonte promovohen dhe konkurrojnë midis njëri-tjetrit. Kemi një juri prej tre profesionistësh dhe publik që i do dhe mbështet artistët tanë”, shprehet Teuta Qyteza, zv/kryetare e Bashkisë së Shkodrës.
Në këtë edicion, çmimi i parë u fitua nga Grejsi Peraj, çmimi i dytë nga Dejzi Zylaj, ndërsa çmimi i tretë nga Amla Demushi.
Festivali kulmoi me një mbrëmje magjike buzë liqenit, duke e kthyer Shirokën në një skenë të hapur arti dhe argëtimi për të rinj dhe publikun e gjerë.
Komente
