Politikë

Youtuberi i famshëm IshowSpeed takon Ramën në Mynih! Batuta e kryeministrit: Vishe bluzën (VIDEO)

30 Maj, 22:41| Përditesimi: 30 Maj, 23:29

  • Share

Youtuberi i njohur IShowSpeed është takuar me kryeministrin Edi Rama, por ndryshe nga hera e parë, takimi ndodhi në Mynih të Gjermanisë, jo në ambientet e Kryeministrisë. Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në kanalin e tij në YouTube, ai u pa duke vrapuar në mes të turmës, derisa vëren Ramën, i afrohet dhe e përshëndet me miqësi.

Rama ndodhej në stadiumin ku do të zhvillohet finalja e Champions League mes Interit dhe PSG-së, i shoqëruar nga djali i tij Zaho dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Në stadium u organizuar eventi i dërgimit të kupës për skuadrën finaliste.

Në një moment të bisedës, kryeministri i kërkon disa herë që të veshë bluzën, pasi youtuberi ishte pa të në kohën e takimit. IShowSpeed e respekton kërkesën dhe më pas i premton Ramës se këtë verë do të vizitojë Shqipërinë, duke shprehur dëshirën për ta takuar sërish.

Kryeministri Rama nuk i kurseu batutat as këtë herë, duke i kërkuar me humor IShowSpeed-it që të vishej me bluzë gjatë takimit.

 

H.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kot: 30/05/2025 23:06

    Sa të ketë kjo bot budallenj duke ndjek të droguar deri në palcë si puna e këtij gabelit edhe Rama s'do bëjë përjashtim. Në një botë ku parukierja fiton tre herë më shumë se një profesor shkencor atëherë tymi ti dalë kësaj bote ashtu siç është nis.

    Përgjigju
    • tamam: 31/05/2025 15:18

      sakte!

  • Sondazhi i ditës:

    PD kundër kërkesave të kandidatëve të saj për rinumërim, ishte vendim i drejtë?