Bota

Yuri Gagarin, 60 vjet që kur njeriu i parë arriti të përshkojë hapësirën

12 Prill 2021, 12:29| Përditesimi: 12 Prill 2021, 12:43

  • Share

Gjashtëdhjetë vite më parë, një njeri udhëtoi në hapësirë për herë të pare në historinë e njerëzimit. Orbita e Yuri Gagarin përqark botës ishte një arritje e madhe për ish-Bashkimin Sovjetik, që fitoi kështu garën me Shtetet e Bashkuara, duke shënuar një kapitull të ri në historinë e eksplorimit të hapësirës.

Për të festuar fillimin e epokës së eksplorimit hapësinor nga njerëzimi, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e ka shpallur 12 prillin si Ditën Ndërkombëtare të Fluturimit të Njeriut në Hapësirë.

 Pak figura janë më të admiruara në Rusi sesa Yuri Gagarin, ku artistë të shumtë I kanë kushtuar atij tribute, si artisti italian Jorit Agoch në muralen e tij të vitit 2019, në fasadën e një godine rezidenciale në periferi të Moskës.

Në qytetin e tij të lindjes, Klushino, shtëpia e familjes së Yuri Gagarin është rikonstruktuar dhe është kthyer në një muze. Pro fati i Gagarin njëjtë si ai I shumë heronjve të mëdhenj rusa është tragjike, pasi në moshën 34-vjeçare ai humbi jetën në një aksident ajror, I cili edhe sot mbetet I rrethuar nga misteri.

Në mungesë të transparencës, kanë dalë shumë teori alternative. Njëra prej tyre është se Gagarin ishte i dehur ndërsa kontrollonte mjetin, një tjetër thotë se ai u eliminua nga Kremlini, i trembur për shkak të popullaritetit të tij.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?