Yuri Kim

Kronikë

Yuri Kim: BERZH ka investuar 1.5 miliardë € në Shqipëri, SHBA mbështet fuqimisht përmirësimin e qeverisjes dhe konkurencës

13 Prill 2021, 18:58| Përditesimi: 13 Prill 2021, 19:01

  • Share

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim shprehet se BERZH ka investuar në Shqipëri 1.5 miliardë €, përfshirë 854 milionë € në projekte aktuale. Kim nënvizoi ndër të tjera, se SHBA, mbështet fuqimisht përpjekjet për të përmirësuar konkurrencën e biznesit, qeverisjen, forcimin e diversifikimit të energjisë, si dhe nxitjen e integrimit rajonal në Ballkanin Perëndimor.

“Diskutim i mirë sot me M.Colangeli, drejtori i ri për B.Perëndimor i BERZH. SHBA janë aksioneri më i madh i BERZH, themeluar në 15/4/91 për të ndihmuar ish vendet komuniste në rindërtim. Në Shqipëri BERZH ka investuar gjithsej 1.5 miliardë €, përfshirë 854 milionë€ në projekte aktuale. SHBA mbështesin fuqimisht përpjekjet për përmirësimin e qeverisjes & konkurencës në Shqipëri; fuqizimin e zgjerimit të energjisë & nxitjen e integrimit rajonal të Ballkanit Perëndimor”, shkruan Kim.

Komento

Komente

  • Anna: 13/04/2021 20:36

    E ku jane keto miliarda?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?