Yuri Kim, Ilirjan Celibashi dhe Luigi Soreca

Politikë

Yuri Kim dhe Soreca takojnë Celibashin: Të ndiqen penalisht krimet zgjedhore

26 Tetor 2021, 14:58| Përditesimi: 26 Tetor 2021, 15:02

  • Share

Krerët e selive diplomatike në vendin tonë, ambasadorja Yuri Kim dhe Luigi Soreca kërkojnë hetim për rastet e krimeve zgjedhore. Në një reagim në Facebook, pas takimit të Kim e Sorecës me kreun e KQZ Ilirjan Celibashi, ambasada e SHBA shkruan se është e domosdoshme që autoritetet të hetojnë parregullsitë dhe të ndjekin penalisht krimet zgjedhore, përfshi blerjen e votave, kërcënimin e votuesve dhe përpjekjet e tjera për t’u mohuar votuesve të drejtën për të votuar të lirë, pa frikë, trysni apo joshje të paligjshme.

Gjatë takimit me Celibashin dy ambasadorët diskutuan edhe për adresimin e rekomandimeve të OSBE, për të përmirësuar më tej zgjedhjet në vendin tonë, që përfshin edhe një reformë të re zgjedhore.

"Duke cituar raportin e fundit të ODIHR, Ambasadorët Kim dhe Soreca shprehën vlerësimin për administrimin kompetent të zgjedhjeve të 25 prillit nga KQZ. Ambasadorët nënvizuan se tani është përgjegjësi e të gjitha institucioneve, autoriteteve dhe partive për të punuar me KQZ-në për të trajtuar rekomandimet e raportit përfundimtar të ODIHR-it.

Po ashtu, është thelbësore që autoritetet të hetojnë parregullsitë dhe të ndjekin penalisht krimet zgjedhore, përfshi blerjen e votave, kërcënimin e votuesve dhe përpjekjet e tjera për t’u mohuar votuesve të drejtën për të votuar të lirë, pa frikë, trysni apo joshje të paligjshme. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin me forcë të gjitha përpjekjet për të siguruar që zgjedhjet në Shqipëri të përmbushin standardet më të larta, në mënyrë që vullneti i zgjedhësve të respektohet plotësisht”, njofton ambasada e SHBA në Facebook.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Miri: 26/10/2021 15:13

    Per perdorimin e paligjshem te te dhenave personale e keni fjalen? Mund ti thoni publikisht, ju lutemi, o teta Kim e xhaxhi Soreka, thojini SPAK qe ti hetojne. Ose te pakten te bejne sikur hetojne, njesoj eshte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?