Ish-ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim i ka dhënë fund karrierës së saj diplomatike. Yuri Kim, e cila ka shërbyer në Tiranë në vitet 2019-2023, ka njoftuar vendimin përmes një ceremonie për daljen e saj në pension nga shërbimi i jashtëm i SHBA-së.
Në një postim në rrjetet sociale, Yuri Kim shkruan se ishte mirënjohje ti shërbente vendit të saj si diplomate. Kim shkruan se është krenare që ka shërbyer për 29 vite nën drejtimin e pesë Presidentëve dhe dhjetë Sekretarëve të Shtetit.
“Me mirënjohje për mundësinë që pata të shërbej vendit tim si diplomate, javën e ardhshme do të dal zyrtarisht në pension nga DASH. Dje e festova këtë moment së bashku me familjen dhe miqtë e mi. Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite nën drejtimin e pesë Presidentëve dhe dhjetë Sekretarëve të Shtetit. E përmbyll këtë shërbim me një zemër plot shpresë për brezin e ardhshëm të shërbyesve publikë amerikanë. Zoti e bekoftë Amerikën”, shkruan Kim.
Në një fjalim të mbajtur në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, James C. Moylan nga Guam, përgëzoi Yuri Kim për daljen e saj në pension, duke theksuar karrierën e gjatë dhe ndikimin e saj në politikën e jashtme amerikane.
Kongresmeni James C. Moylan nga Guam, vendlindja e Kim, e përshkroi atë si një shembull të integritetit, guximit dhe përkushtimit.
“Ajo ka qenë mentore, model dhe shërbyese publike e palëkundur që ka dhënë gjithçka çdo ditë. Trashëgimia e saj nuk është vetëm në politikën e jashtme, por edhe tek njerëzit që ka frymëzuar dhe urat që ka ndërtuar,” – u shpreh Moylan.
Kim ka shërbyer ambasadore e SHBA në Tiranë në vitet 2019-2023. Ajo do të mbahet mend si diplomatja amerikane që konsolidoi reformën në drejtësi në vend, me një rol shumë aktiv në çdo vendimmarrje. Pikërisht për këtë rol, thuajse gjatë gjithë viteve të shërbimit në Shqipëri, ambasadorja Kim është anatemuar jo pak nga opozita, sulme të shtuara sidomos pas shpalljes “Non Grata” të Sali Berishës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pas largimit nga Shqipëria, Kim mori detyrën e zëvendës ndihmës sekretare për çështjet Europiane. Në fillim të 2025-ës, opozita dhe disa media pranë saj thanë se Departamenti Amerikan i Shtetit e shkarkoi nga ky post, ndonëse ky lajm nuk ishte i vërtetë.
Yuri Kim mbajti postin e ZëvendësNdihmës Sekretares kryesore të shtetit për çështjet e Evropës dhe Euroazisë që nga korriku i 2023-shit e deri më tani kur personalisht njoftoi daljen në pension.
Ajo shërbeu në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, duke thyer barrierat si gruaja e parë koreano-amerikane dhe personi i parë nga Guami që u ngrit në rangun e Ambasadores së SHBA-së, në Shqipëri të emëruar nga Presidenti Trump. Karriera e saj përfshin poste kyçe në ambasadat e SHBA-së në vende si Koreja e Jugut, Turqia, Iraku, Japonia dhe Kina, si dhe në nivelet më të larta të Departamentit të Shtetit
Postimi i Yuri Kim
Komente

Nje jo politikane me pak , boll hengri me genjeshtra , Edhe reformen ne drejtesi e perdoni me jo professioniste. Kjo eshte e keqjia e shqiptarve qe i bejne elozhe nje personi qe nuk e meriton.
Përgjigju