Politikë

Yuri Kim i rikujtoi listën e zezë të DASH, Tom Doshi: Jam mbështetës i SHBA dhe njeriu kyç që reforma në drejtësi ka kaluar

26 Mars 2021, 18:07| Përditesimi: 27 Mars 2021, 09:20

  • Share

Kryetari i PSD, Tom Doshi i është përgjigjur ambasadores Yuri Kim pas deklaratave të saj se ai nuk duhet të lejohet të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit duke rikujtuar herë pas here se ai është në listën e zezë të DASH. Doshi  tha se ai ka qenë gjithmonë një mbështetës i SHBA-së që në 1991, ndërsa shtoi se puna më e mirë që Amerika ka bërë për vendin tonë ka qenë reforma në drejtësi, ku Doshi thekson se ai ka qenë njeriu kyç që në vend ka kaluar kjo reformë që reformoi drejtësinë.

Ai madje tha se fokusi i partisë së rij, SocialDemokrate është luftimi i korrupsionit që ka larguar shpresën nga vendit, duke bërë dhe një citim të Papës se "korrupsioni është si lebra që sëmurë e vret shpresën".

"Po citoj Papën se korrupsioni është si lebra që sëmurë e vret shpresën. Jam një mbështetës i SHBA, kam qenë mbështes që në 1991 por punën  më të madhe që SHBA ka bërë për shqiptarët është reforma në drejtësi dhe te kjo reformë unë jam njeriu kyç që ajo reformë ka kaluar" tha Doshi gjatë hapjes së fushatës në Tiranë dhe prezantimit të kandidatëve në këtë qark.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka bërë disa herë thirrje që Tom Doshi të mos lejohet të kandidojë si deputet në zgjedhjet e 25 prillit, duke thënë se shqiptarët meritojnë shumë më mirë dhe  risjellë gjithmonë në vëmendje të politikës vendimin e DASH ku e shall atë 'non grata' dhe nuk e lejon të hyjë në SHBA.  Këmbëngulja e Kim është tepër e madhe aq sa herën e fundi doli me një status të fortë ku tha se partitë nuk duhet të heshtin për këtë rast. Nga ana tjetër KQZ  i ka dërguar Prokurorisë emrin e Tom Doshit për hetim të thelluar.

Para kandidatëve të PSD ën Tiranë, Doshi tha se të gjithë janë figura të pastra dhe askush nuk mund t'i akuzojë për korrupsion, ndërsa shtoi se PSD do të jetë forcë e tretë politike në këto zgjedhje.  

"Ne do të dalim forcë e tretë në këto zgjedhje. Ju jeni të gjithë figura të pastra dhe nuk mund t'ju akuzojë askush për korrupsion", tha Doshi.

Ai prezantoi edhe  sloganin e partisë: “Na jepni besimin, t’ju kthejmë shpresën”.

"Shqiptarët nuk kanë më shpresë, dhe PSD-ja është e vetmja forcë që do t'ju kthejë këtë shpresën, ndërsa korrupsioni është shqetësimi më i madh", tha ai.  

 

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjini: 26/03/2021 21:22

    PD ,E LULI NUK RESPEKTOJN LIGJIN TASHTI NO OPOZIT ,PO SIKUR TE VIJ NE PUSHTET ! !?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?