Rindërtimi/ Yuri Kim në kryeministri, takon shefen e kabinetit të Ramës

10 Mars 2020, 10:10| Përditesimi: 10 Mars 2020, 10:58

  • Share

TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka shkuar mëngjesin e kësaj të marte në kryeministri, ku burime për Report Tv bëjnë me dije se ka takuar shefen e Kabinetit të Kryeministrisë, Vali Bizhgën.

Mësohet se në fokus të këtij takimi ka qenë rindërtimi pas tërmetit të 26 nëntorit. Ky është takimi i dytë që Kim zhvillon në kryeministri për rindërtimin, pas ministrit të rindërtimit, Arben Ahmetaj më 13 shkurt.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?