Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ka takuar ditën e sotme kreun e KED-së Ardian Dvoranin.
Përmes një postimi në Twitter, Kim ka treguar se mes tyre është diskutuar rëndësia e pavarësisë, integritetit dhe efikasitetit të institucioneve gjyqësore.
Gjthashtu ajo është shprehur se Flamuri i Shteteve të Bashkuara do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht zbatimin e reformave në drejtësi në Shqipëri.
"Unë u takova me gjyqtarin Dvorani sot për të diskutuar rëndësinë e pavarësisë, integritetit dhe efikasitetit të institucioneve gjyqësore. Flamuri i Shteteve të Bashkuara do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht zbatimin e reformave në drejtësi në Flamurin e Shqipërisë. Ne duhet ta përkulim harkun e historisë drejt drejtësisë", është shprehur ambasadorja.
Takimi vjen si mbështetje dhe mesazh i 'koduar' për presidentin e vendit, Ilir Meta, që ditët e fundit iu është rikthyer sulmeve ndaj Dvoranit, duke kërkuar largimin e këtij të fundit nga drejtimi i KED, me pretendimin se i ka përfunduar mandati.
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ditën e djeshme është shprehur se do të ndihmojë gjykatën e Lartë në Shqipëri që aktualisht ka një stok prej 35 mijë dosjesh. Ambasada ka theksuar se një ekip i veçantë avokatësh të zotë shqiptarë do të punësohen për të ndihmuar Gjykatën e Lartë që të veprojë me më shumë efikasitet dhe të mundësojë që gjykatësit të marrin vendime më shpejt.
Kujtojmë se së fundmi ReportTv ka mësuar ekskluzivisht nga burime pranë këshillit të lartë gjyqësorë se presidenca ka depozituar një kërkesë ku vë në dukje se gjyqtarit Ardian Dvorani njëherazi anëtar i Gjykatës së Lartë dhe Këshillit të Emërimeve në drejtësi i kanë përfunduar të gjitha funksionet.
Kjo shkresë sipas burimeve për ReportTv është shqyrtuar nga KLGj në mbledhjen e 16 Prillit, procesverbali i të cilës ende nuk është zbardhur ndërsa është vendosur t'i kalojë Komisionit të Karrierës për shqyrtim.
More ky edvorani qenka ylli i drejtesise qe nuk levizka edhe pse i kasos mandati! Derimesot shqipra pas viteve 90 nuk kapasur yje ne drejtesi,me preashtim te figurevave me te errta dhe tezea qe bie era korrupsjon.Nuk kanjeri tazevendesojn Edvuranin e korrupsjonit.Mevjen keq per faktorin nderkombetar qe eshte interesuar dhe poshpenzon per reformen ne drejtesi,dhe lejon Edvuratnet te mbaje penge KED si njeri i pazevendesuar Ylli polare i Gjykates Lare,ku jane mbi 35 mije dosje te pagjykuar,pershkak te korrupsjonit te Xhezair Zagarjanit e shume zagareve te tjere qe ende vazhdojne te jene ne drejtesi.Shprese te Amerika dhe Europa per vazhdimin dhe perfundimin e reformes ne drejtesi,duke shporrur Edvoranet me kompani.
PërgjigjuAmerika e ka mbajt fjalen ndaj tere rraces shqiptare kudo ndodhet ne bote. Sigurisht qe do shohim se premtimi usdepartament do na sjell zhvillime ne interes te gjithe shqiptareve te ndershem,pak me vonese sepse termeti@covid-19 beri shtyrje te natyrshem per keto zhvillime qe shqiptaret mezi i presin.
PërgjigjuBRAVO ambasadores kim,,per mbeshtetjen e reformes ne drejtesi...
PërgjigjuMos largoni Dvoranin pa derguar ne Rec "presidentin" se reformen ne drejtesi do ta shumezoni me zero, e pastaj do kthehemi 30 vite pas,d.m.th.Likja &CO do fillojne vjedhjet nga e para,e populli do haje bar, 45 enveri+60vjet likja&CO=105 vjet,dy breza te vjedhur.
Përgjigju