Yuri Kim

Yuri Kim uron Valentina Leskaj, e para myslimane që u bë pjesë e bordit të rëndësishëm

2 Tetor 2020, 15:01| Përditesimi: 2 Tetor 2020, 15:46

  • Share

Pjesë e Lëvizjes kundër Anti-Semitizëm (CAM) i është bashkuar edhe ish-ministrja e qeverisë shqiptare, Valentina Leskaj me Bordin e saj Këshillues.

Pas këtij lajmi ka reaguar edhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kim shkruan se ka zhvilluar një takim me Leskaj për ta uruar për postin e ri. Ajo ka theksuar gjithashtu edhe strehimin e hebrenjve nga shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“U takova me Valentina Leskaj për ta uruar atë për anëtarësimin në Lëvizjen Lufta Anti-Semitizëm. Ajo mban një traditë krenare: Shqipëria mbrojti hebrenjtë kur askush nuk do ta bënte këtë, vetëm vendi që kishte më shumë hebrenj (10x) në fund të Luftës së Dytë Botërore. Zoti i bekoftë të Drejtët midis Kombeve!’ shkruan Kim.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?