Ambasada amerikane ka bërë një njoftim për vizitën e Ndihmës Sekretares së Shtetit për Çështjet e Arsimit dhe Kulturës Marie Royce, e cila ndaloi sëbashku me Yuri Kim në një furrë buke në Fushë-Krujë.
Pas vizitës me 10 qershor të 2007 të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara George W. Bush, kjo furrë buke u bë e njohur.
"Foto e Ditës Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet e Arsimit dhe Kulturës Marie Royce ndaloi në furrën e bukës “George Bush” në Fushë Krujë, e cila u bë e njohur pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Ë. Bush ndali gjatë vizitës së tij në Shqipëri, më 10 qershor 2007", shkruan ambasada Amerikane.