Pedagogu Ilir Yzeiri një prej firmëtarëve të peticionit ku kërkohet marrja e masave për personat që flasin në media për gjuhën shqipe pa asnjë bazë shkencore, deklaroi në emisionin “Përballje” se problemi më i madh që kanë këta persona është se duke përmendur huazimet që ka shqipja, e nxjerrin atë si pjesë të gjuhëve sllave.
“Problemi që kanë këta lloj sharlatanësh janë huazimet, duke qenë se kanë qenë një objekt studimi për gjuhëtarët, këta thonë meqë kemi dhënë dhe kemi marrë me sllavët dhe grekët e vjetër, këta na e nxjerrin shqipen sikur është sllave. Anglishtja dhe frëngjishtja kanë dhënë e marrë me njëra tjetrën, aq sa francezët thonë se anglishtja është frëngjishte e folur keq. Konspiracionistët dhe njerëzit me zgjatime mendore jo normale janë të pranishëm por çdo shoqëri matet me hierarkinë e vlerave”- u shpreh Yzeiri ndër të tjera.
Lajmi kryesor:
'Sharlatanët në ekrane shkelin shqipen’, Xhufi: Urgjencë kombëtare! Yzeiri: Kanë zaptuar mediat, të merren masa
B.V//ReportTv.al