Periferi

Z. Sali Berisha, a u turpëruat ndopak kur patë llogarinë time bankare? Po ju, z.Lulzim Basha?

4 Shtator 2020, 11:25| Përditesimi: 4 Shtator 2020, 14:46

  • Share

Prej javësh në Partinë Demokratike, një nga dy partitë më të mëdha politike në vendin tim ekziston “Dosja Malltezi”, jo Jamarbër Malltezi, dhëndrri i Berishës, por Alba Malltezi. Për të qeshur. Mbiemri është i njëjtë me atë të dhëndrrit dhe mbesave të tij, familja e njëjtë, por problem i madh: Jam martuar me gazetarin Carlo Bollino. I talentuar, pasi pak si ai në Shqipëri përmes logjikës, fakteve dhe ligjit arrijnë kaq shpesh të vërtetën.  Dhe e vërteta e gati 25 viteve në gazetari na ka çuar në fakte kriminale ndaj Sali Berishës dhe qeverive të drejtuara prej tij. I kemi publikuar bazuar vetëm në dokumenta e dëshmi, pa shpifur dhe ofenduar, siç për shembull videot e vrasjeve të 21 janarit, për të përmendur vetëm njërën. Të kundërtën ka bërë për ne ai personalisht, institucionet që ka drejtuar dhe disa pjesëtarë të familjes së tij.

Prej javësh, pa numëruar vite e vite, ka rinisur një tjetër fushatë linçimi ndaj bashkëshortit tim, ndaj meje, grupit tonë mediatik. Njeriu thoka për të tjerët, atë që bën mirë vetë! Prej javësh spiunë, tatimorë, ish-tatimorë, bankierë e ish bankierë, hipotekarë e ish-hipotekarë u vunë në lëvizje të rrëmonin cepat më të private të punës dhe jetës tonë për t’ua servirur militantëve. Llogari të medias, ku punojnë përditë mbi 120 vetë, të ardhura që shërbejnë për të paguar rroga, taksa, detyrime ndaj shtetit, u servirën si “zhvatja” që familja ime iu bën bashkëqytetarëve. Puna më normale dhe e ligshme e një biznesi që nuk jeton me trafik droge apo korrupsion dhe as me thasë me para cash, që përpiqet me projekte, ide në respektim të ligjeve dhe hapësirave që një Shtet u lë qytetarëve të tij, u servirën me foto, shpifje, video si një ‘’skemë mafioze’’. Derisa arritën në llogarinë time personale. Llogaria e vetme personale që kam te banka që i dha plot 1.8 milionë euro kredi pa asnjë garanci Shkëlzen Berishës. Ishte përgatitur një konferencë për shtyp nga kjo Parti, nga linçuesi i radhës. Por heshtje. Çfarë zbuluan njerëzit e Partisë Demokratike në llogarinë personale të Alba Malltezit? Në cilat xhepa kanë përfunduar jo sot, por në 7 vite akuza të tmerrshme paratë e korrupsionit nga qeveria drejt familjes sime? A është rritur me 1 qindarkë më shumë rroga ime nga kompania ku punoj e që ka mbetur e njëjtë që në 2011, viti i krijimit të Shqiptarja.com dhe Report TV më vonë? Sa para ka në llogarinë e tij personale bashkëshorti im? A jeton edhe familja ime në supervila, ka helikopter privat, bodyguard, bën udhëtime të vazhdueshme nëpër botë e në plazhe ekzotike, rezorte vip-ash dhe luksoze, apo  në kazino si jetojnë familja e Berishës  dhe botues dhe gazetarë që ata adhurojnë, mbrojnë dhe respektojnë? Nuk mund të them se nuk do të na pëlqente edhe ne jeta komode e luksoze si e juaja, zyrë e vilë luksoze si e juaja dhe familjarëve e politikanëve tuaj, por thjesht nuk jemi pasuruar kurrë siç ju shpifni. Çdo e ardhur e arkëtuar, është shpenzuar dhe investuar në ndërmarrjen tonë,  në rrogat e punonjësve dhe në detyrimet ndaj shtetit. Në 9 vite grup mediatik asgjë nuk ka qenë me tepri në të ardhurat tona të deklaruara me përpikmëri për të bërë luksin tuaj të shfrenuar.

 Shpresoj që Partia Demokratike, Sali Berisha, Lulzim Basha, Shkelzen Berisha, Jamarbër Malltezi të gjejnë qoftë edhe një qindarkë të padrejtë në xhepat e mi, bashkëshortit dhe të familjes sime. Unë ju bëj thirrje që të publikoni atë që informatorët tuaj ju kanë treguar: Sa para kanë gjetur në llogarinë time në lekë dhe euro? Nuk mund ta bëjnë dot sepse asgjë nga paratë e shqiptarëve jo sot, por që në 1994, kur unë nisa punën time te Gazeta Shqiptare, nuk ka kaluar kurrë në xhepat apo në llogarinë time. Por jo vetëm në llogarinë time, ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim në llogaritë tuaja dhe të familjarëve tuaj, nuk keni për të gjetur asnjë qindarkë marrë shqiptarëve e të fshehur as në parajsa fiskale dhe as në llogari të prindërve të mi, kunatave e kunetërve, apo të vëllait tim të vetëm, që punon prej vitesh në Itali. Por ju thoni atë që vetë jeni mësuar të bëni. Keni kërkuar gjithmonë edhe kur ishit në pushtet, edhe tani siç e treguat botërisht, por nuk nuk keni kurajo të tregoni çfarë gjetët edhe në llogaritë bankare të bashkëshortit tim. E dini mirë që nga Italia ka sjellë kursimet e një jete për të investuar në Shqipëri në një media të lirë, dhe nuk rimarrë jo miliarda, por as qindarka nga sa thoni. Po pse nuk e tregoni në konferencën tuaj për shtyp?

Prej vitesh bëni sulmet më të egra që mund të jenë parë ndonjëherë ndaj dy gazetarëve dhe medias së tyre, por po arrini të paimagjinueshmen: As diktatorët më të çmendur nuk janë investuar në vetë të parë, personalisht kaq gjatë, egër dhe intensivisht, siç Sali Berisha e bashkëpunëtorët e tij po bëjnë ndaj familjes sime prej 25 vitesh: Konferenca shtypi, shpifje, linçime publike dhe në rrjete sociale, nxitje militantësh për kërcënime, përdorim të ish-gazetarëve tanë (të atyre që shitblihen çdo gjashtë muaj nëpër dyer redaksish e kafenesh të Tiranës) për të bërë shantazhe. Përndjekjet sistematike i kanë bërë këta individë si stalker-at më të egër politikë ndaj dy gazetarëve të lirë, duke u përpjekur për të baltosur me maniakëri familjen time për një qëllim të vetëm politik: Dobësimin e besueshmërisë personale dhe profesionale që kemi ndaj lexuesve që besojnë dhe na ndjekin. Ndaj për Sali Berishën, Lulzim Bashën, Partinë Demokratike, Shkëlzen Berishën, Jamarbër Malltezin, Endri Hasën nuk duhet ta resht betejën për të vërtetën. Shkëlzen Berisha kërkoi 60 milionë euro ndaj gazetarit amerikan Guy Lawson për atë që ai e konsideroi shpifje disa minutëshe në filmin mbi ngjarjet e Gërdecit. Sa duhet t’i kërkojmë unë dhe bashkëshorti im, babai im, familja ime Sali Berishës partisë dhe familjes së tij për mijëra minutat, fjalët,ortekët e shpifjeve, kërcënimeve, presioneve që na ka hedhur gjithë këto vite në kurriz? Sali Berishën nuk e ndali as dënimi si shpifës që mori për herë të parë nga një gjykatë shqiptare pas padisë së bashkëshortit tim, pasi ai nuk tregon respekt jo vetëm ndaj njerëzve që nuk i ka nënshtruar e shërbëtorë të tij, por as ndaj institucioneve të Shtetit.

Unë nuk kam ndërmend të tërhiqem. Pas kësaj jemi të gatshëm t’u dorëzojmë këtyre stalker-ave politikë llogaritë tona personale “të korruptuara”, por ama, Sali Berisha, Lulzim Basha, Shkëlzen Berisha, Partia Demokratike, Jamarbër Malltezi, Endri Hasa, duhet të na japin llogaritë e tyre “të ndershme”. Le të shohim se kush del i humbur dhe kush i fituar.

xy//ReportTv.al
Komento

Komente

  • DenisBerat: 05/09/2020 10:31

    O vajze ty dhe familjes tende ta befte zoti mbare,dhe ju dhente force,por Shqiptaret e dine qe kelyshet e enverit komuniste Jan dhe komandojne qe 28 vjet vec ndruan emrin ne pd e shkateruan dhe e shiten Shqiprine tone e po' e shesin akoma e patriotizem zero ooo,ketà Jane politikanet tane te degjeneruar te etur per pyshtet e pasuri,kur ti viene ora 2 metra dhe do Marin si te gjithe,por emri i njollosur do i ngeli per here,mjerr populli Shqiptar cpo heq e do heqi,nga ketà serbe e greke te shitur....pershendes te gjithe Shqiptaret kudo qe Jane.

    Përgjigju
  • anna: 05/09/2020 09:00

    Gjithmone i kam lexuar shkrimet e tua dhe i kam konsideruar te nivelit te larte, dhe vleresuar shume . qe kur kam ditur qe Carlo Bollino eshte bashkeshorti juaj respekti dhe vleresimi per familjen tuaj ne maksimum.Persa i perket shkrimit brilant si gjithmone

    Përgjigju
  • Hejta lumsha: 05/09/2020 09:00

    O burrneshe e bani ... krejt kete bastard

    Përgjigju
  • populli: 05/09/2020 00:32

    sala as te sheh fare moj bije... ti as nuk e imagjinon sa lart jane disa ne kete vend

    Përgjigju
  • Yoppp: 04/09/2020 21:59

    Bravo, le te japin pergjigje cecenet, por jovetem per ty po per gjithe Llojin birish ...

    Përgjigju
    • Pjeter: 05/09/2020 10:17

      A mund te cuditesh pse te helmon po te kafshoi nje gjarper? Ne asnje menyre jo,Saliu eshte si gjarperi i zi,eshte natyra e tij te helmoi,nuk ka se si te turperohet.Ne qofte se drejtesia nuk ja shtyp koken ketij gjarpri,ai do vazhdoje te helmoje shqiptaret deri ne diten e fundit te tij,eshte natyra e tij.

  • nana: 04/09/2020 20:42

    O te lumte goja moj bije shqiponje , lum ajo nane qe te ka lindur , rritur , e edukuar , kur flet me fakte e ke koken lart, qofsh e nderuar me gjithe shokkun tend te jetes.Te inkurajoj per guximinte tend, te admiroj shume , te kam ndjekur dhe here te tjera, mos u nenshtro ,ec perpara me krenari ne rrugen tende te drejte, te mbeshtes me shpirt , Je vajze kurajoze.Kurre mos u terhiq!!!!

    Përgjigju
  • Andrea Papa: 04/09/2020 19:54

    Kame respekt per zotin Carlo Bollino eshte nje nga gazetaret e paket qe shprehe lirin e fjales me nje profesonalizem te perkryer gje qe keta zvaranik perpiqen ti shmangen te vertetave por populli yne thote nje fjale te urte dardha e ja bishtin mbrapa dhe kete miku im Carlo e di sepse e flet shqipen me mire nga Sali Gomari

    Përgjigju
  • Andrea Papa: 04/09/2020 19:41

    Kame respekt te vecant per zotin Carlo Bollino i cili eshte nje gazetar qe shpreh fjalen e lire dhe i thote te vertetat pa doreza gje qe nuk u pelqen ketyre te koruptuarve por nuk ka perse te shqetesohet se populli yne thote nje fjale te urte dardha e ka bishtin mbrapa dhe kete miku im Carlo e di mire edhe pse eshte italian e flet shqipen me mire nga Sali Gomari

    Përgjigju
  • Gimi: 04/09/2020 16:37

    O Tirona, të hongërt goja mjolt.

    Përgjigju
  • Tirona: 04/09/2020 16:29

    Shikoni pak skenen e filmit "War Dogs" se si u shtruken si dy mijne te frikesuar kur FBI shkoi dhe arrestoi dy mashtruesat qe shkelen ligjet e SHBA. Jane perpelitjet e fundit te Bishes qe eshte strukur i frikesuar brenda ne shpelle dhe prej andej i frikesuar po pret FBI Shqiptare e cila do ta mbylli ne guven e tij te qelbur per te mos leshuar me eren e tij te qelbur ...... Nje gjyq perfundoi ne SHBA dhe nje gjygj tjeter se shpejti do te filloj ne Shqiperi dhe nga ky gjyq jo vetem Shqiperia do te shpetoje nje here e pergjithmone nga kjo Bishe e strukur ne shpelle ,por do te shpetoje edhe antaresia dhe votuesit e PD.

    Përgjigju
    • Vlora: 04/09/2020 17:57

      He kur behet forra?

  • Hinglateri: 04/09/2020 16:16

    Respekte per ciftin ... mos u terhiqni para presioneve mafioze te familjes me te qelbur Berisha

    Përgjigju
  • asl: 04/09/2020 16:10

    Fara me e lige e kombit shqiptar eshte Sali Berisha dhe Ilir Meta.

    Përgjigju
    • Felleze Lamaj: 04/09/2020 18:44

      Po e vertete e thuhet vonon po s'haron drejtesi e po presim ta shikojm

  • Gjoni.Shkoder: 04/09/2020 15:49

    Respekt.

    Përgjigju
  • Eri: 04/09/2020 15:48

    Pse I votoni atehere

    Përgjigju
  • Dielli: 04/09/2020 15:17

    Respkete!

    Përgjigju
  • LORA: 04/09/2020 15:11

    "Une nuk kam ndermend te terhiqem" -thote me siper Alba Malltezi ,shume respekt dhe mirenjohje per ju Alba ,per punen dhe stoicizmin tuaj te perditshem , ne sherbim te shpalosjes se vertetes per lexuesit . Ju uroj shendet ne familjen tuaj. Sa per turpin e nahijes qe e merr me shqelma turpin,pa hyre ne dere te shqup-it, kjo eshte nje ngjarje me propabilitet zero.Vecse eshte bere gati aksiomatike qe akuzat dhe agresionet qe burojne dhe adresohen nga shqup-i ,,,jane vetdenoncime te zullumeve marramendese dhe krimeve qe ata i kane bere shoqerise dhe Shqiperise pas-nentedhjetes.

    Përgjigju
  • Vasil: 04/09/2020 14:57

    Denoncojini ju lutemi ne spak shpifjet...

    Përgjigju
  • Petro: 04/09/2020 13:13

    Keta e kane ngrene turpin me buke dhe nuk e kane problem te baltosin kedo, Jane te pafytyre, shpifës, te paafte per te bere shtet, jane me nje fjale qe mos qofshin me mire, se per cfare ti kesh keta monstra.

    Përgjigju
  • Tralala zura nje gale: 04/09/2020 13:05

    Ky eshte zakon i vjeter znj. Malltezi po u shkele ne kallo keta te kundervihen. Pas TV Ora dhe Ora News tani ja kane vene syrin Report Tv qe drejtohet nga bashkeshorti juaj i madhi Carlo Bollino per te cilin kam respekt te vecante sepse po ja cjerr masken te dy kaheve te politikes shqiptare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?