“Za Fest” është festivali që për të dytën herë radhazi çon muzikën, poezinë dhe kinemanë në mes të Bjeshkëve, në Theth. Organizatori i këtij festivali është Vlashent Sata, këngëtar, tekstshkrues dhe kompozitor shqiptaro-francez.
“Za Fest 2” do të vijë ndryshe nga viti i kaluar pasi këtë herë është zgjeruar, duke u ndarë në tre ditë, 20-21-22 korrik të mbushura me yoga, kinema verore dhe panair i produkteve lokale.
Më datë 20 korrik do të jetë nata e poezisë e ndërthurur me performanca vetëm me zë dhe instrumenta. Gjithashtu risi për natën e parë do të jetë edhe miksimi me Dokufest, ku do të shfaqet edhe një film.
Ditën e dytë artistët do të këndojnë këngë ndërthurur me legjenda. Do të jetë aktorja Ema Andrea, ajo që do të interpretojë pjesë nga tregimet, legjendat dhe përrallat e moçme, të cilat na rikthejnë shpirtin e paraardhësve. Risi për këtë vit është edhe kinemaja veriore e ngritur në një meter lartësi.
Në festival do të marrin pjesë artistë shqiptarë që kultivojnë muzikën shqiptare bashkëkohore: Andrra që jeton në Berlin, “Oborri” grup muzikor nga Prishtina, Linda Rukaj që sjell influencën e xhazit dhe Hasa Mazzota është një bashkëpunim mes një këngëtareje italiane dhe një violincelisti shqiptar.
Sipas vetë organizatorit ky festival kërkon të zgjojë lidhjen e humbur të njerëzve me natyrën dhe përçimin e muzikës së pastër.