Për tre vjet radhazi publiku shijoi legjenda, muzikë dhe poezi në natyrën e bukur të Thethit. Por, për shkak të pandemisë COVID 19, në këtë edicion të katërt organizatorët s’mund të jenë fizikisht pranë publikut. Megjithatë, kantautori Vlashent Sata, njëkohësisht edhe drejtor Artistik i “Za fest IV” ka zgjedhur, që të jetë pranë publikut online, duke i dhuruar sadopak rreze shprese
“Të dashur miq, këtë vit më shumë se kurrë, nuk donim të mungonim për ju, ndaj njoftojmë se Zâ Fest 4 vjen online këtë vit. Ndonëse të gjithë e njohim situatën e vështirë në të cilën ndodhemi, nuk duam gjithsesi të mungojmë e të sjellim pak dritë shprese. Së bashku, do të shihemi shumë shpejt nëpërmjet ekraneve të rrjeteve tona sociale” – shkruan kantautori Sata.
Me pjesëmarrjen e artistëve shqiptarë në vend, por edhe nga diaspora në këtë edicion nuk do të mungojë, “Shkodra Elektronike” i përbërë nga dy artistët Kolë Laca muzikant dhe Beatriçe Gjergji, të cilët këndojnë këngët e ahengut shkodran të përpunuara.
Grupi "Sytë"me katër të rinj të talentuar nga Prishtina, sjellin muzikë në një stil të veçantë. Por, nuk do të mungojnë as të tjerë artistë, që i janë bashkangjitur këtij edicioni online.