Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev

Kosova & Rajoni

Zaev: Maqedonia e Veriut nuk mund t'i shpëtojë krizës globale! Rama alarmoi mbi situatën, po alarmoj dhe unë

12 Tetor 2021, 14:19| Përditesimi: 12 Tetor 2021, 14:22

  • Share

As Maqedonia e Veriut duket se nuk do të mundet t'i shpëtojë krizës me ekonomike me të cilën po përballen shumë vende, duke prodhuar rritje të çmimeve.

Kështu u shpreh kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili u shpreh se ka përgatitur politikat fiskale për përballimin e krizës, duke siguruar se autoritetet do të ndërmarrin masat e duhura për të mbrojtur qytetarët.

Ai u ndal edhe te situata në Shqipëri, ku tha se tashmë kryeministri Edi Rama e ka dhënë alarmin për krizën dhe kishte ardhur momenti që edhe ai të bënte të njëjtën gjë.

 “Po do të ketë krizë. Shoh miku im dhe kolegu nga Shqipëria Edi Rama alarmoi, po alarmoj edhe unë. Kriza energjetike do të jetë vërehet, çmimet janë të larta, por të presim javët dhe muajt e ardhshëm. Të shohim si do të shkojnë gjërat, ndërsa shteti është këtu për të ndihmuar”, tha mes tjerash Zaev.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?