Analisti Fejzi Hajdari, i ftuar në emisionin '5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, ka komentuar mbi situatën politike të krijuar së fundmi në Maqedoninë e Veriut. Hajdari thotë se kryeministri Zoran Zaev po luan cirk, pasi ai nuk e dorëzoi dorëheqjen në Kuvend, ashtu siç paralajmëroi pas disfatës që partia e tij, LSDM pësoi në zgjedhjet lokale.
Analisti thotë se Zaev është takuar mbrëmjen e sotme me kryetarin e partisë BDI, Ali Ahmetin, ku kanë biseduar mbi seancën që është caktuar të enjten në kuvend për shqyrtimin emocionit të mosbesimit të dorëzuar nga opozita.
"Sot ishte në një takim me Ali Ahmetin, pasi tani është raundi i dytë që përfundoi të dielën, Zaev u paraqit publikisht sot për herë të parë. Në parlament ishte afati i fundit që opozita i dha Zaev për të dhënë dorëheqjen, por Zaev nuk e bëri sot. Ka zhvillime më të vrullshme me ditët e tjera. Në bazë të dispozitave ligjore në Maqedoni, dita kur paraqitet mocioni i mosbesimit në parlament, tre ditë pas kryeparlamentari duhet të thërras një seancë parlamentare ku do diskutohet mbi këtë çështje. Nesër do kemi një informacion më të qartë.
Këtu është cirku, mos qasja serioze e Zaev. Në Maqedoni, 1-3 e popullatës është e përqendruar në Shkup, kush humb Shkupin me automatizëm pason dorëheqja e kryeministrit, në aspektin moral flas. Shkupi përbëhet nga 10 komuna, Zaev humbi në 9 komuna, vetëm një komunë mori. Dorëheqjen e dha po atë ditë kur u dha rezultati, e paralajmëroi por nuk e deponoi në parlament. VMRO i kishte caktuar sot një ultimatum deri në orën 14:00 minimumi. Nuk e deponoi në parlament, nga darka u takua me Ali Ahmetin. Kanë biseduar për ditën kur do mbahet seanca e parlamentit, mundësisht mbledhjen e deputetëve nga opozita. Po, ashtu por meqë nuk e deponoi dorëheqjen është e pakuptimtë që të pritet diçka e tillë se do të ndodhë në ditët në vijim", tha analisti Fejzi Hajdari për '5 pyetjet'.
LSDM pësoi një disfatë në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, ç’ka bëri që Zoran Zaev të paralajmëronte dorëheqjen nga posti i kryeministrit, si edhe nga drejtimi i LSDM-së. Kjo parti humbi Shkupin dhe mbi gjysmën e 80 komunave të vendit. Por, Zaev nuk zbatoi ultimatumin e vendosur nga opozita, e cila i kishte dhënë atij kohë që të dorëzonte dorëheqjen në Kuvend brenda ditës së sotme deri në orën 14:30.
Ndërkohë, sot kryeministri Zoran Zaev ka reaguar për herë të parë që nga paralajmërimi i dorëheqjes, pas humbjes së thellë në zgjedhjet vendore. Ai ka thënë se për një dëshirë të kotë për pushtet, opozita ishte gati ta çonte vendin në greminë. Zaev ka paralajmëruar se nuk do të lejojë që Mickoski, Apasiev dhe Gruevski të kapin dhe shkatërrojnë përsëri vendin.
Si ta japi ore, ngelet Rama dhe Vicic ne minorance ballkanike. Po ku e lene amerikanet te jape doreheqjen , ca thoni. U duhet firma per letrat.
Përgjigju