MAQEDONI E VERIUT- Partia Alterantiva ka vendosur të bëhet pjesë e qeverisë së Maqedonisë së Veriut duke iu bashkuar kështu partisë së Zoran Zaev, LSDM-së.
Partia Alterntiva, që përbëhet nga katër deputetë gjithsej, i ka siguruar shumicën parlamentare partive në pushtet. LSDM sëbashku me aleatët e saj, pas largimit nga qeveria të Lëvizjes Besa, kishte mbetur me 60 deputetë, numër ky i barabartë me opozitën. Alternativa, drejtohet nga Afrim Gashi, ndërsa deri tani ishte në koalicion opozitar me Aleancën për Shqiptarët.
Zëdhënësi i Alternativës, Orhan Murtezani e argumentoi futjen në një koalicion me LSDM, zhvillimet politike në Maqedoni, ku theksoi se e rëndësishme është që vendi të ecë përpara integrimit europian.
“Alternativa ka vendosur të jetë pjesë e shumicës parlamentare dhe të jetë pjesë e Qeverisë. Vlerësojmë se mbyllja e kontestit me Bullgarinë, nuk është vetëm se qëllim shtetëror, por edhe shqiptare, pasi me mbylljen e kësaj çështjeje, hapet rruga e integrimit evropian”, tha Murtezani.
Alternativës i është besuar Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Shoqërisë Informatike, Ministria e Diasporës, si edhe tre zëvendësministra në Ministrinë e Kulturës, Bujqësisë dhe Artit e Shkencës.
Mirëpo vendimi i Alternativës për koalicion me qeverinë nuk është pritur mirë nga ish-aletatët e saj opozitarë, ku partia Aleanca për Shqiptarët e akuzon se ka shkelur marrëveshjen për bashkëpunim opozitar.
“Alternativa tre herë shkeli marrëveshjen për koalicion duke zhvilluar bisedime me Zaevin edhe pse në nenin 6 të marrëveshjes që kishim firmosur, thuhej se palët kishin rënë dakord që ky bashkëpunim të vlejë deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, thuhet në reagimin e partisë opozitare, Aleanca për Shqiptarët.
Ndërkohë, VMRO-DPMNE e ka cilësuar koalicionin si humbjen më të madhe për Alternativën, pasi kjo e fundit kur ishte në opozitë ka qenë një zë kritik ndaj udhëheqjes së qeverisë duke e akuzuar atë për korrupsion, ndërkohë që tani bëhet palë me të.
Pritet që nga formimi i shumicës parlamentare t’i hapet rrugë zgjedhjes së kryeministrit të ri, pasi kujtojmë që vetë Zaev pati deklaruar se do të dorëhiqet sapo LSDM të sigurojë shumicën parlamentare.
Ndërkohë, Zaev ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë dhe zgjedhjet për kryetarin e ri pritet të mbahen më 12 dhjetor.
LSDM pësoi një disfatë në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, ç’ka bëri që Zoran Zaev të paralajmëronte dorëheqjen nga posti i kryeministrit, si edhe nga drejtimi i LSDM-së. Kjo parti humbi Shkupin dhe mbi gjysmën e 80 komunave të vendit.
Pas marrëveshjes zyrtare mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të Partisë Alternativa, Afrim Gashi, për hyrjen në Qeveri të kësaj të fundit, Zaevi tregoi se Alternativës i janë besuar 3 ministri, tre zëvendësministra dhe shumë Institucione dhe agjenci të vendit. Më konkretisht i janë besuar:
Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Shoqërisë Informatike
Ministria e Diasporës
Gjithashtu i janë besuar edhe 3 zëvendësministra në:
Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës
Ministrinë e Kulturës
Ministrinë e Bujqësisë
JANE TE TILLET QE SHKATERUAN PDSH-nè,TE VETMEN PARTI SHQIPETARE NE KOTEC...TE NA ROJ UDB-jaALTERNATIVE..
Përgjigju