Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras

Bota

Zaev-Tsipras bien dakord për emrin e Maqedonisë, mediat: Do quhet 'Republika e Maqedonisë Veriore'

12 Qershor 2018, 18:08| Përditesimi: 12 Qershor 2018, 18:11

  • Share

Pas mosmarrëveshjeve thuajse prej 3 dekadash, Athina dhe Shkupi duket se kanë rënë dakord për të zgjidhur çështjen e emrit të Maqedonisë. Mediat greke dhe ato maqedonase kanë shkruar se dy kryeministrat, Tzipras e Zaev, janë dakordësuar që emri i ri të jetë "Republika e Maqedonisë Veriore".

Gjetja e gjuhës së përbashkët është bërë e mundur gjatë bisedës telefonike që patën dy kryetarët e qeverive respektive. Pikat e tjera të marrëveshjes kanë të bëjnë me gjuhën, nacionalitetin, ndryshimin e kushtetutës, si dhe afatet kohore për këto ndryshime, por edhe të tjera.

Gjithashtu, në marrëveshje do të thuhet qartë se emri do të jetë "erga omnes", për t’u shmangur mundësia e një emërtimi të dyfishtë tjetër për jashtë vendit. Marrëveshja, nëse do të firmoset, duhet ratifikuar nga të dy parlamentet.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?