Partitë e vogla (jo në koalicion me PS-në ose PD-në) siguruan plot 222 mijë vota të vlefshme më 11 maj. Duke ekstrapoluar votat e pavlefshme (që dolën me shumicë), mund të thuhet me afërsi se rreth 250 mijë shqiptarë votuan për to.
Vetë fakti që partive të vogla u rezultuan 222 mijë vota të vlefshme më 11 maj (kur nuk kishin komisionerë/numërues të tyre) është një rekord për konkurueshmërinë në zgjedhjet shqiptare. Kreshnik Spahiu, Bamir Topi, Ben Blushi, Shpëtim Idrizi etj. e kanë provuar më parë në kurrizin e tyre mospasjen e komisionerëve/numëruesve të vet në zgjedhjet paraardhëse…
222 mijë votat e vlefshme për partitë e vogla (jo në koalicion me PS-në ose PD-në) prodhuan vetëm 7 mandate parlamentare (ishin fare afër një mandati tjetër në Qarkun Fier). Por ky rendiment i ulët i prodhimit të mandateve nga partitë e vogla (31.6 mijë vota mesatarisht për një mandat) ishte më tepër një mungesë takticizmi dhe luajaliteti elektoral, se sa një mungesë konkurueshmërie në zgjedhje.
Deri më 2029, disa nga partitë e vogla aktuale do të shpërbëhen dhe disa do të mpaken (siç ka ndodhur zakonisht). Sidoqoftë, rreth 250 mijë votuesit e partive të vogla më 11 maj dhanë një sinjal për të ardhmen – në qoftë se del një koalicion i ri kompakt në kundërvënie të qartë ndaj dinosaurve të politikës shqiptare, votat mund të dyfishohen…
Komente

Fjala luajaliteti me shkaktoi qark te shkurter ne tru. Ndershmeria mund te ishte, besnikeria. Shqipen e kemi te bukur edhe te pasur.
Përgjigju