Në mesjavë prezantova sondazhin për Report TV rreth çështjeve të nxehta të ditës, por edhe mbi vlerësimin e shqiptarëve për punën e qeverisë dhe për aktivitetin e derisotëm të opozitës në përgjithësi.
Nga përgjigjet e të anketuarve (që përfaqësonin statistikisht me përafërsi të gjithë banorët e rritur të vendit), rezultoi se 3/5 kanë vlerësim negativ ose anojnë negativ për punën e qeverisë deri më sot. Nga ana tjetër, rezultoi se treçereku kanë vlerësim negativ ose anojnë negativ për aktivitetin e derisotëm të opozitës në përgjithësi.
Sa më sipër, mund të jetë gjetja më domethënëse e këtij sondazhi. Pakënaqësia e shqiptarëve është e madhe ndaj të dyja krahëve të politikës, por më e madhe ndaj opozitës. Në kushte normale, në një vend normal, pakënaqsia e elektoratit duhej të ishte më e madhe ndaj një qeverie në pushtet prej një dekade (e me shumë skandale korrupsioni të regjistruara në gjykata), se sa ndaj opozitës që e kritikon qeverinë dhe që duhet të japë shpresë për një qeverisje më të mirë, në qoftë se vjen në pushtet.
Por në Shqipëri, opozita ka pothuaj tre vjet që grindet mes vedit, ndërkohë që udhëheqës të saj shpallen persona non grata nga aleatët strategjikë perëndimorë. Halli i tyre ka qenë deri më sot se sa vota merr Rithemelimi e sa PD-ja e Vulës, ndërkohë që PS-ja ka fituar pothuaj në të gjitha bashkitë.
Me pak fjalë, siç tregon edhe sondazhi, një pjesë e mirë e shqiptarëve kanë frikë se po ikën nga shiu, mund të shkojnë në breshër…
Ndërkohë të gjithë të pa kënaqur me politikanët.
Përgjigju