Sondazhi i Report Tv, 8 janar

Opinion

Zaloshnja: A do të jenë përsëri partitë e reja 'flakë kashte'?

11 Janar, 13:25| Përditesimi: 11 Janar, 13:27

  • Share

sondazhin nëpër qarqe që zhvillova së fundmi për Report TV, rezultoi se partitë e reja do të kishin marrë 12 mandate, po të ishin zhvilluar zgjedhjet parlamentare në fund të dhjetorit. Por nga dhjetori deri në maj ndan një det i tërë… (Një variacion i thënies popullore “nga e thëna në të bërë, ndan një det i tërë”.)

Të enjten e fundit, drejtuesit e partive të reja me potenccialin më të madh elektoral (sipas sondazhit të sipërpërmendur) dolën tek emisioni i së enjtes të Blendi Fevziut, që mesatarisht ndiqet nga 800 mijë banorë të rritur të Shqipërisë (pa llogaritur sa jashtë Shqipërisë). Dhe ajo paraqitje ishte një dizastër nga pikpamja elektorale!

Në vend që drejtuesit e partive të reja ta fokusonin debatin në arsyet pse shikuesit e thjeshtë duhet të vendosin që votën t’ia japin partive të tyre, u fokusuan në garën se kush duhet të ketë më shumë paraqitje në media. Vetvrasje elektorale!

Në 16 vjetët që kam zhvilluar rregullisht sondazhe politike në Shqipëri, nuk kam parë gafë më të madhe elektorale nga partitë e reja!

Para 2009-ës G-99 ishte mirë në sondazhe, por u mundua deri në fund t’i përmbahej një mesazhi pozitiv, pavarsësisht se përfundoi me 1%.

Para 2013-ës, Alenaca Kuqezi ishte mirë në sondazhe, por u mundua deri në fund t’i përmbahej një mesazhi pozitiv, pavarsësisht se përfundoi me 1%.

Para 2017-ës, LIBRA ishte mirë në sondazhe, por u mundua deri në fund t’i përmbahej një mesazhi pozitiv, pavarsësisht se përfundoi me 1%.

Para 2021-shit, Nismja Thurja ishte mirë në sondazhe, por u mundua deri në fund t’i përmbahej një mesazhi pozitiv, pavarsësisht se përfundoi me 1%.

Partitë e reja aktualisht kanë zgjedhur t’i mëshojnë mesazhit negativ, me shpresën se mund të fitojnë disa pikë më shumë se paraardhëset e tyre. Por gjasat e bazuara në historinë elektorale tregojnë se mandatet e tyre mund të tkurren nga 12 në 1…

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?