Sali Berisha dhe Ilir Meta

Zaloshnja: Firoja dramatike e votave për 'Bashkë Humbasim'

27 Shtator 2023, 17:38| Përditesimi: 27 Shtator 2023, 17:43

  • Share

Humbja dramatike të djelën e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Kukës na sjell edhe një herë në vëmendje firon dramatike që pësoi ky koalicion më 14 maj. Pothuaj 230 mijë vota më pak morën kandidatët për kryebashkiakë të këtij koalicioni, krahasuar me votat që morën PD-An+LSI në prill 2021. Në total, ata morën pothuaj 1/3 më pak vota se sa kishin marrë PD-An+LSI para dy vjetësh (shihni tabelën shoqëruese)!

Ndër bashkitë ku firoja ishte më shumë se përgjysëm, kryesojnë Tepelena (me firo 78%), Poliçani (me firo 73%), Fieri (me firo 68%), Dibra (me firo 61%), Patosi (me firo 57%) dhe Pogradeci (me firo 51%).

Ndër bashkitë tradicionalisht të djathta ku firoja ishte më e madhe, kryesojnë Kamza (me firo 45%), Kukësi (me firo 44%), Shkodra (me firo 40%), Kurbini (me firo 35%), Bulqiza (me firo 30%) dhe Tropoja (me firo 27%).

Në kryeqytet, kandidati i “Bashkë Fitojmë” mori 70 mijë (ose 41%) më pak vota se sa kishin marrë PD-An+LSI para dy vjetësh në territorin e Bashkisë Tiranë.

Në 13 bashki të vogla, kandidatët e “Bashkë Fitojmë” morën më shumë vota se sa kishin marrë PD-An+LSI para dy vjetësh në territorin e këtyre bashkive, por vetëm në 6 fituan. Rast i veçantë është bashkia Himarë, ku Beleri mori 91% vota më shumë se sa kishin marrë PD-An+LSI para dy vjetësh në territorin e kësaj bashkie (me ndihmë e autobuzëve nga Greqia), por sidoqoftë mezi e fitoi garën me një grusht votash epërsi ndaj kandidatit socialist.

Analiza e mësipërme statistikore na sugjeron që koalicionin “Bashkë Fitojmë” ta quajmë tash e tutje “Bashkë Humbasim”…

*Për këto dy bashki janë paraqitur rezultatet e zgjedhjeve të përsëritura.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ermal: 27/09/2023 18:56

    Nje tabele kjo e Zaloshnjes per te kuptuar pak dhe sipas qyteteve, marzhin e inteligjences (IQ) dhe ndjesine pro/diktatoriale dhe tregtare import/eksport vote qe kane bijt e atdheut (per kta buxhetoret qe kan mbetur ktu e kam llafin)

    Përgjigju
  • Zaloshnja: 27/09/2023 18:05

    Baske humbasim sa kam qesh

    Përgjigju
    • e drejta: 06/10/2023 11:48

      ME SAKTE DO TE ISHTE BASHKE FUNDOSEMI (B F )

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?