Foto ilustruese

Zaloshnja: Janë rritur gjobat, ndërkohë që janë pakësuar aksidentet rrugore në 6-mujorin e parë

15 Korrik 2022, 10:03| Përditesimi: 15 Korrik 2022, 10:07

  • Share

Nga të dhënat zyrtare të Policisë Rrugore për 6-mujorin e parë rezulton se është rritur me 62% numri i gjobave të vëna për shkelje të Kodit Rrugor dhe me 110% vlera mesatare e një gjobe, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. Kështu, nga 219 mijë gjoba vjet, këtë vit janë vënë 356 mijë gjoba për shkelje të Kodit Rrugor. Ndërsa vlera mesatare e një gjobe është rritur nga 1600 lekë (të reja) në 3360 lekë (të reja).

Ndërkohë në 6-mujorin e parë të këtij viti, aksidentet janë pakësuar 14%, të vrarët 15% dhe të plagosurit rëndë 7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. Kështu, nga 675 aksidente vjet, këtë vit kanë ndodhur vetëm 581 aksidente; nga 105 të vrarë në aksidente vjet, këtë vit kanë vdekur nga aksidentet vetëm 89 shtetas; dhe nga 105 plagosje të rënda vjet, këtë vit janë plagosur rëndë vetëm 98 shtetas.

Nga këto të dhëna të 6-mujorit të parë, duket se ka një korelacion të fortë mes rritjes së gjobave dhe pakësimit të aksidenteve (dhe pasojave të tyre tek qytetarët). Siç është raportuar më parë në media, në 6-mujorin e parë është shtuar si numri i automjeteve të regjistruara në vend, ashtu edhe numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri (krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar).

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • @gradishta: 15/07/2022 14:14

    O gradishta gjithe europa rruget i ka te dicitalizuara kurse ketu vazhdon kontrolli mjeteve ne menyre primitive me police te korruptuar qe kurre nuk do rregullohet qarkullimi rrugor

    Përgjigju
  • Bim: 15/07/2022 13:58

    Rjepni keto kriminela me patente, ne asnje vend te europes nuk shifen skenat qe shikohen ne Shqipëri

    Përgjigju
  • Gradishta: 15/07/2022 12:58

    Shkurt muhabetit aksidentet automobilistike janë rrjedhojë e papërgjegjshmërisë,paaftësisë,dhe shkeljes të rregullave nga drejtuesit e mjeteve në 90% të rasteve,të tjerat jo sinjalistika,jo rruga .... janë pallavra me mbret për t'i shpëtuar ligjit . Kontroll deri në detaje autoshkollave,dhe komisionerëve të testimit se dhe testimit onllajin ja kanë gjet ilaçin po ju tunde paratë komisionerve.

    Përgjigju
  • Goni: 15/07/2022 11:47

    Nuk i ulin gjoobat aksidentet mbasi cdo dite aksidente ka per mungese te sinjalistikes duhur

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 15/07/2022 10:11

    Pra, plan i te ardhurave nga gjobat eshte rritur 110 %. Sukses i qeverise Rama !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?