Godina e SPAK

Zaloshnja: Misioni i pamundur i SPAK-ut në betejën e opinionit publik

24 Dhjetor 2022, 15:11| Përditesimi: 24 Dhjetor 2022, 15:13

  • Share

Pak para se Arben Kraja të fillonte punën si Kryetar i SPAK-ut, më rastisi të dizenjonja dhe drejtoja një sondazh opinioni kombëtar në terren, në kuadër të Barometrit të Sigurisë së Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes. Dhe në mënyrë periodike kam dizenjauar e drejtuar sondazhe të tillë deri para zgjedhjes së Altin Dumanit në krye të SPAK-ut.

Një ndër pyetjet e shumta të këtyre sondazheve periodike ishte edhe ajo për besimin që kanë shqiptarët e thjeshtë se SPAK-u do të jetë efektiv në luftën ndaj korrupsionit të niveleve të larta.

Para se Arben Kraja të fillonte punën si Kryetar i SPAK-ut, rreth 41.9% e shqiptarëve (me ekstarapolim të përafërt, rreth 880 mijë) besonin se SPAK-u do të ishte efektiv në luftën ndaj korrupsionit të niveleve të larta. Shumica dërrmuese e tyre (sipas të dhënave të detajuara të sondazhit) ishin zgjedhës që kishin votuar për PS-në.

Në dy vitet pasardhëse, kjo përqindje ra, por jo në mënyrë dramatike (shihni grafikun shoqërues). Ndërsa këtë tetor (para se Dumani të zgjidhej në krye të SPAK-ut), rënia ishte dramatike – vetëm 22.7% kishin besim tek SPAK-u. Dhe kjo rënie (sipas të dhënave të detajuara të sondazhit) u shkaktua nga mosbesimi ndaj SPAK-ut i zgjedhësve që kishin votuar për PS-në.

Siç duket, duke parë rastet e korrupsionit të lartë të çuara në gjykatë nga SPAK-u i Arben Krajës, shumë zgjedhës socialistë kanë krijuar opinionin se ka shënjestruar vetëm ministra, zv.ministra e deputetë socialistë. Ndërkohë, pritmëritë e tyre ndoshta kanë qenë që do të shënjestronte edhe figura të larta të ish-qeverisjes PD-LSI.

Grafiku shoqërues i këtij shkrimi është një paralajmërim serioz për kreun e ri të SPAK-ut. Në betejën e opinionit publik ai do të ndodhet mes Shillës e Karibdës proverbiale. Nga njëra anë, 800 mijë votuesit socialistë presin që SPAK-u t’u vërë prangat Berishës, Metës, etj. Nga ana tjetër, pothuaj 800 mijë votuesit e PD, LSI, PR, etj, etj. presin që SPAK-u t’u vërë prangat Ramës, Veliajt, etj. (ndërkohë, mosvotuest duan të shohin sa më shumë nga të sipërpërmendurit në pranga…)

Misioni i pamundur ky i SPAK-ut në betejën e opinionit publik!

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • emigranti: 25/12/2022 13:08

    ti pse iken po rri aty pa mjeke pa shkolla ps infermiere te ktheheni ne qe slane metode pa perdorur deri sa na ndoqen qe aty ku u lindem dhe u rritem sepse aty na hodhi zoti

    Përgjigju
  • Gjergj: 24/12/2022 15:53

    Unè, kam votuar pèr Ramèn. Ajo votè, nuk ishte njè mbèshtetje qorre qè mbulon çdo rrèshqitje, politikè antikombètare apo hajdutèri. Vota ime, ishte artikullimi i shpresès qytetare shqiptare, pèr njè Shqipèri nè shinat e sè drejtès, si domosdoshmèri jetike pèr gjithçka pozitive qè shpresojmè tè bèjmè. Edi Rama, nuk pati kèllqet dhe formatin pèr tè justifikuar kètè votèbesim. Ajo qè shpresonte populli shqiptar me ato 1 milionè vota, nuk pèrkonte me planet e Edi Ramès. Ajo qè dèshironte ai, ishte e njèjta gjè qè kishin dèshiruar paraardhèsit e tij, asgjè mè tepèr. SPAK ka detyrimin kushtetues dhe mbèshtetjen emocionale tè çdo qytetari tè kètij vèndi tè cfilitur, tè bèjè drejtèsi. Nèse pèr kètè drejtèsi, u dashka arrestuar Rama, Meta apo Berisha, le tè bèhet. Tè rrojè Shqipèria nè dinjitet dhe jo nèn zgjedhèn e hajdutève. Kjo èshtè VOTA ime.

    Përgjigju
    • Gjergj: 24/12/2022 23:44

      @Mara.Ta quash veten EMIGRANTE dhe tè flasèsh si e èma e Zeqos majè thanès, nuk shkon. Pse ike moj "Mara emigrante"? Pse nuk rri tek Edi yt, qè "plehrat" nuk duan ta votojnè mè? Kthehu Mara emigrante,,, mos dèrdèllis mè nga emigrimi yt (nuk kam dègjuar ndonjè shqiptar deri mè sot ti thotè vetes EMIGRANT),,,Edi yt tè pret. Realiteti nè terren, èshtè shumè mikpritès. Shkollat, janè cilèsore, spitalet me mjekè e infermierè, pastruese po ashtu,,,mezi presin tè tè thonè mirèseerdhe,,prokurorè dhe gjyqtarè po ashtu. E kupton moj "Mara emigrante" qè nuk je hiç e tillè por dèrdèllis kètu pèr tè "mbrojtur" çfarè nuk mbrohet dot mè, se je njè mashtruese?

    • Mara emigrante ne Itali: 24/12/2022 22:15

      O gjergji ku e ke pare makuterine e Rames , me fjalet e saliut dheilirit mereni ju ? ata kerkojne qe te vene shenjen e barazimit ,saliu dhe iliri jane te akuzuar ,gjeni nje akuze per Ramen ,o gjergj te dhjefsha mu ne voten tende Rama do fitoje prap dje ju te gjitje do te pellcisni .plera .

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?