Kuvend

Opinion

Zaloshnja: Parashikim paraprak i pragut aritmetik për mandat në çdo qark

9 Prill, 12:20| Përditesimi: 9 Prill, 12:24

  • Share

Në sistemin aktual zgjedhor nuk ekziston një prag ligjor për marrjen e një mandati në secilin qark. Në bazë të formulës D’Hont, kualifikohen për të marrë mandate vetëm partitë që kalojnë një prag aritmetik të votave në secilin qark.

Llogaritja e saktë e këtij pragu për një qark të caktuar mund të bëhet vetëm pasi të jenë numëruar të gjitha votat e qarkut. Por një parashikim paraprak mund të bëhet bazuar në sondazhet e derisotme nëpër qarqe, si dhe në përvojën e Kosovës me votat nga emigracioni (meqë në Shqipëri nuk kemi patur një përvojë të tillë).

Duke ndërthurur të dhënat e mësipërme, kam bërë një parashikim paraprak të pragut aritmetik për mandat në çdo qark (shihni tabelën e mëposhtme). Pragu aritmetik në një qark shërben si orientim jo vetëm për partitë e vogla që synojnë ta kalojnë pragun, por edhe për partitë e mëdha që synojnë të marrin disa mandate në secilin qark.

Fjala vjen, partitë e mëdha në Qarkun Shkodër, duhet të marrin pesëfishin e votave të pragut aritmetik, që të sigurojnë 5 mandate atje. Përndryshe, mbeten me 4 mandate… Ose në Qarkun Dibër duhet të marrin trefishin e votave të pragut aritmetik, që të sigurojnë 3 mandate atje. Përndryshe, mbeten me 2 mandate… E kështu me radhë.

SHËNIM: ME ZHVILLIMIN E SONDAZHEVE TË TJERA NË VIJIM, KJO TABELË DO TË PËRDITËSOHET

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?