Zaloshnja: Partia e Bojkotuesve ishte e para...

18 Mars 2022, 19:36| Përditesimi: 18 Mars 2022, 19:40

  • Share

Berisha edhe sot vazhdon mburret se, më 6 mars, kandidatët e Shtëpisë së Lirisë morën 70% të votave opozitare. Eksponentë socialistë u mburrën pas 6 marsit se kandidatët e majtë morën 55% të të gjithë votave të vlefshme në 6 bashkitë (Ka ditë që s’merren më me rezultatet e atyre zgjedhjeve, se u ka dalë problemi i rritjes së menjëhershme të çmimeve fill pas tyre.)

Të dyja shifrat e mësipërme janë të sakta, por të pjesshme.

Sipas INSTAT, në 6 bashkitë ku u votua më 6 mars, banojnë rreth 360 mijë shtetas të rritur (nga 654 mijë që janë në listat e zgjedhësve). Nga këta 360 mijë banorë të rritur, rreth 44.5% (rreth 160 mijë) nuk votuan fare më 6 mars, 30.5% votuan për kandidatët e majtë, 17% votuan për kandidatët e ShL-së, dhe 7.5% për kandidatët e PD-së.

Me pak fjalë, Paritia e Bojkotuesve ishte e para më 6 mars – me epërsi të madhe nga vendi i dytë. Vjet më 25 prill, në 6 bashkitë, Paritia e Bojkotuesve ishte e treta, me vetëm 20% të banorëve të rritur. Për PS+PSD votuan vjet në këto bashki 40% e banorëve të rritur, dhe 40% votuan për partitë e tjera.

Është e vërtetë që moti ishte shumë më i keq më 6 mars se sa vjet më 25 prill. Është e vërtetë që këto ishin zgjedhje lokale për mandate 1-vjeçare kryebashkiakësh (e jo për deputetë Kuvendi). Sidoqoftë, një shtim i tillë i bojkotuesve brenda vitit s’ka ndodhur qysh nga viti 1992, kur pjesëmarrja në zgjedhjet lokale pothuaj u përgjysmua, krahasuar me zgjedhjet e famshme paraadhëse parlamentare …

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?