Foto ilustruese

Opinion

Zaloshnja: Pse është rritur epërsia elektorale e PS-së ndaj PD-së?

6 Shkurt, 15:02| Përditesimi: 6 Shkurt, 15:04

  • Share

Barometri i fundit i MRB Hellas & DataCentrum (realizuar me 1600 të anketuar në gjithë terrenin e Shqipërisë) tregoi se 40.5% e banorëve të këtushëm në moshë për votim do t’ia jepnin sot votën PS-së. Me ekstrapolim të përafërt të shifrave të sondazhit, rezulton se rreth 760 mijë zgjedhës të këtushëm ia japin qysh sot votën PS-së. Për krahasim, në zgjedhjet e 2021-shit votuan mbi 800 mijë zgjedhës të këtushëm për PS-në (por disa u ngatërruan me fletëvotimin e ndërlikuar si fjalëkryq dhe vota u shkoi dëm).

Sipas Barometrit, 24.9% e banorëve të këtushëm në moshë për votim do t’ia jepnin sot votën PD-së. Me ekstrapolim të përafërt të shifrave të sondazhit, rezulton se rreth 480 mijë zgjedhës të këtushëm ia japin qysh sot votën PD-së. Për krahasim, në zgjedhjet e 2021-shit votuan rreth 650 mijë zgjedhës të këtushëm për PD-në (por disa u ngatërruan me fletëvotimin e ndërlikuar si fjalëkryq dhe vota u shkoi dëm).

Të dyja partitë e mëdha kanë firo votuesish sot, krahasuar me 2021-shin. Por firoja e PD-së është gjigande (170 mijë), ndërsa firoja e PS-së është modeste (vetëm 40 mijë). Dhe PS-ja kishte një epërsi të madhe ndaj PD-së qysh më 2021 (150 mijë vota) …

Edhe një rezultat tjetër i Barometrit e nxjerr në pah këtë diferencë të madhe në firo votuesish. Kështu, pothuaj 95% e votuesve socialistë të 2021-shit janë të vendosur të votojnë qysh sot. Nga ana tjetër, vetëm 85% e votuesve demokratë të 2021-shit janë të vendosur të votojnë qysh sot.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Komisari: 06/02/2025 19:59

    Te dhenat e barometerit si dhe te skrapalliut te Zaloshnjes indikojne situaten reale per preferencen e te zgjedhurit. Ne shkrimet e ngjashme komentues kritik kane vene re njesoj. Rreth 700 mije zgjedhes ne vend qe priren ndaj PS, jane totali i punonjesve te shtetit ne nivel qendror dhe lokal kur tashme dihet qe kjo administrate prej rreth 300 mije u vendos ne kontroll brutal te trashegimise enveriste permes operacioneve te korrupsionit, mbeshtetjes ne krimin e organizuar, me keq, mbeshtetjen e entiteteve te huaja ne projektet e tyre eksperentale ne Shqiperi. Si psh ai i opozites lulbashiane. Ajo cka “eksperti ” sugjeron eshte qe ne cilindo skenar, me ose pa diaspore, potenciali prej 750 deri 800 mije i shtetit te kapur do prevaloje. Sic dhe do ndodhe. Lajmi i keq eshte qe serish, legacia enveristo-komuniste nen kuadrin e saj Rama & co serish, krijuan shtetin e kapur e rendshem te korruptiar te 300 mije x 2.5 antar familje. E ardhmja do jete vertet spektakolare sidomos ne gjeneratat e reja hibride korrupto-politiko-krimimale qe do na pasojne. Nje bravo barometrit dhe orakullit te Zaloshnjes.

    Përgjigju
  • Zalo: 06/02/2025 15:22

    A mor Zaloshnja kur eshte ne loje leku kshu flet ti dhe sorollopi i llojit tat

    Përgjigju
    • Zylo: 06/02/2025 17:33

      Kurse sorollopi i llojit tat i mban oturakun plakut Sali

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?