Zana Çela

Zana Çela dorëzon dosjen për të rikandiduar si drejtore e  “Operas”, Ministria e Kulturës shtyn aplikimin për të interesuarit deri në 6 maj

20 Prill 2022, 11:08| Përditesimi: 20 Prill 2022, 11:19

  • Share

Të interesuarit që duan të paraqesin platformën e tyre si kandidatë për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popillor, kanë më shumë se 2 javë kohë shtesë. Ministria e Kulturës, e ka shtyrë thirrjen e hapur për aplikim në 29 mars, deri në datën 6 maj.

Deri më tani ka konfirmuar kandidaturën e saj drejtorja aktuale Zana Çela, e cila ka pohuar për Report Tv ,se, ditën e djeshme, duke ju përmbajtur limitit të afatit të vendosur fillimisht nga Ministria e Kulturës për aplikimet, ka dorëzuar dosjen.

Çela është shprehur, se rikandidimi i saj, vjen pasi ka një projekt të nisur për zhvillimin funksional të institucionit, si dhe ka sqaruar se gjatë detyrës, është përpjekur që buxheti i mbajtjes së aktivitetit të krijonte pavarësi nga buxheti i shtetit, pavarësisht se në këtë të fundit, derdhen 70 për qind të fitimeve të institucionit.

Sa i përket aplikimeve të vakëta, paqartësi kanë shkaktuar tek personat që kanë pasur interes edhe deklaratat mediatike sa i përket kritereve preferencialë, për kandidatët që i favorizonte masteri shkencor në Shkenca Ekonomike apo Menaxhim Arti. Por, siç ka sqaruar Ministrja e Kulturës, Elva Margariti për televizionin, këtyre kandidatëve nuk do t’u jepej prioritet karshi platformës që mund të paraqiste një artist (që gjithashtu duhet të ketë një master shkencor por jo domosdoshmërish në degët e sipërpërmendura) apo një kandidat tjetër, tek të cilët janë një sërë kriteresh që do të vlerësohen përfshirë platformën që do të paraqesin.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?