Zani Çaushi ish kreu i bandës së 'Çoles' në vitin e mbrapsht 1997 në Vlorë do duhet të qëndroj ende në burg. Ai nuk është rehabilituar ende dhe paraqet rrezik për shoqërinë nëse lirohet.
Ishte ky vendimi i gjykatës së Korçës që rrëzoi kërkesën e Çaushit për lirim të parakohshëm.
Drejtoria e burgjeve refuzoi kërkesën e Çaushit si palë në gjykim duke argumentuar se edhe përgjatë qëndrimit në qeli Zani nuk ka patur sjellje shembullore por është dënuar edhe disa herë të tjera gjatë vuajtjes së dënimit.
I forti i '97 qëndron prej vitesh në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës, ndërsa nga drejtësia shqiptare është dënuar me burgim të përjetshëm.
Zani Çaushin ka bërë kërkesë edhe për ndryshimin e llojit të sigurisë së burgut dhe seanca pritet të mbahet më 14 prill.