Ish-kreu i Bandës së Vlorës, Myrteza Çaushi, i njohur me emrin Zani Çaushi ka kërkuar në Gjykatën e Korçës përllogaritjen e viteve të burgimit, pasi sipas avokatit të tij ato janë bërë gabim.
"Në këtë kërkesë që ne kemi depozituar në gjykatë, siç është e përcaktuar në objekt ne nuk po kërkojmë lirimin e Zani Çaushit, në këtë gjykim kërkojmë llogaritjen e saktë të kohës së vuajtjes së dënimit të Myrteza Caushi. Ka një handikap në llogaritjen e kohës së vuajtur të dënimit, pasi kemi dy vendime dhe duke pasur parasysh përcaktimin ligjor. Vendimi ka datën kur merr formë të prerë, kohën në të cilën dënohet i pandehuri dhe njëkohësisht ka një pikë tjetër, e cila është shumë e rëndësishme që thuhet vuajtja e dënimit fillon në këtë datë.
Ne kemi marrë vendimet, kemi bërë mbledhje të thjeshta aritmetike, pasi llogaritja e vuajtjes së dënimit është aritmetikë t thjeshtë dhe i jemi drejtuar gjykatës me kërkesën për të pasqyruar saktë kohën e vuajtjes së dënimit.
Pas llogaritjes së kohës së saktë të vuajtjes së dënimit, pasi edhe në gjykimin e parë ne jemi tërhequr ka qenë pikërisht mos llogaritja e saktë e kohës së vuajtjes së dënimit, do të vazhdojmë procedurat ligjore duke kërkuar edhe lirimin me kusht. Duhet të jemi të qartë se ligji, neni 64 është për të dënuarit e zakonshëm, për të dënuarit me burgim të përjetshëm është vetëm neni 65. Referimet që i bëhen nenit 64 nuk kanë lidhje me nenin 65. Ka një praktikë të gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Në rast se neni 65 do ishte përshkruar në nenin 64 atëherë pse do duhet që të vihej në një nen më vete. Neni i të dënuarv eme burgim të përjetshëm parashikohet vetëm nga neni 65, sepse një i dënuar me burgim të përjetshëm mund të ketë shumë dënime të mbledhura.
Masa administrative është një masë që në këndvështrimin tim nuk është marrë në përputhje me ligjin. Por do të shprehet gjykata në lidhje me këtë", thotë avokati Arben Lena.
Procesi tjetër që ka Çaushi në Gjykatën e Korçës ku ankimon një masë disiplinore thotë avokati Arben Lena, nuk ndikon në kushtet që përcakton dispozita për të përfituar liri me kusht. Masa administrative nuk është marrë në përputhje me ligjin, por pavarësisht si shprehet gjykata kjo nuk ndikon në kuadrin ligjor.
Praktika dhe vendimet e Gjykatës së Strasburgut në lidhje me lirimin e të dënuarit me burgim të përjetshëm, janë instrumenta ligjore që do të përdoren për të kërkuar lirimin me kusht të Zani Çaushit.
Po mir mor avokat legen ,car llogarish jane bere gabim kur ai eshte denuar me burgim te perjetshem,le te vdesi atje ne burg dhe e ka shlyer denimin e tij .
PërgjigjuO zotri Zani po ben dhe burgun e Pirros Eshte mir atje thuaj se Pirrua po nxjerr muskujt neper Vlore
Përgjigju