Kultura

‘Zani i dashnis’, koncerti recital rikthen shpirtin artistik të këngëtares Fatjeta Barbullushi në Shkodër

8 Dhjetor 2024, 15:40| Përditesimi: 8 Dhjetor 2024, 16:11

  • Share

Këngëtarja e njohur shkodrane, Fatjeta Barbullushi, pas një kohe të gjatë larg vendlindjes, u rikthye në Shkodër për të mbajtur një koncert recital të veçantë të titulluar “Zani i dashnis”.

 Atmosfera në teatrin “Migjeni” ishte e ngrohtë, ndërsa publiku e mirëpriti me duartrokitje të zjarrta dhe entuziazëm

Ajo interpretoi disa prej këngëve më të dashura të traditës shkodrane, si dhe krijime nga repertori i saj personal. Koncerti u pasurua nga pjesëmarrja e artistëve të njohur nga Shkodra dhe trevat e tjera shqiptare, duke krijuar një natë të paharrueshme për të gjithë të pranishmit.

Fatjeta e ndau emocionin e saj të rikthimit në vendlindje, një ndjesi që e përshkon çdo herë që kthehet në qytetin e saj.

E angazhuar në projekte të reja muzikore, Fatjeta Barbullushi synon të vazhdojë të ndajë me publikun shkodran dhe më gjerë, artin dhe pasionin e saj, duke e çuar më tej karrierën artistike.

Xh.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?