Nicolo Zaniolo

Zaniolo 'sms' Juventusit: Kam qenë tifoz që fëmijë, është ëndrra ime të jem atje

29 Qershor 2023, 10:07
  • Share

Nicolo Zaniolo kërkon Juventusin. Ish-sulmuesi anësor i Romës për disa muaj është pjesë e Galatasaray-t, ku fitoi edhe titullin kampion në Turqi. Për "Gazzetta dello Sport", Zaniolo tregon se kërkon të luajë te Juventusi edhe pse "Zonja" nuk është në Kupat e Evropës. Ishulli i tij? Pogba.

"Juve është Juve, edhe pa Ligën e Kampionëve apo kupat ndërkombëtare. Nëse ka një mundësi që na bën të lumtur të treve, Galatasarayn, mua dhe Juventusin, do jetë mirë. Përndryshe jam mirë në Turqi", tha fillimisht sulmuesi.

Zaniolo tregoi edhe dashurinë për Juven, teksa që fëmijë ka qenë një tifoz i bardhezinjve dhe Pogbasë. "Që fëmijë kam qenë tifoz i Pogba dhe Juves. Jam mirë te Galatasaray, por nëse vjen një mundësi e favorshme për mua dhe klubin, do të largohem", vijoi ish-i i Romës.

Nuk mund të mungonte një koment as për trajnerin Mourinho dhe Romën.

"Mourinho? Nuk dëgjova më kurrë për të. Por e di që Mourinho më do, ai gjithmonë pyet Sergio Oliverën, shokun tim te Galatasaray, për mua. Unë do t'i jem gjithmonë mirënjohës Mou-t. Roma? Roma ishte një moment i rëndësishëm në jetën time, me faqe te bukura dhe te tjera pak më pak, dhe do t'u jem përjetësisht mirënjohës të gjithë fansave. Dëshira ime është që Roma të fitojë shumë në sezonet e ardhshme. Ishin vite të mira. Më mungojnë drekat në restorantin Locanda, i cili ishte bërë pak si familja ime e dytë", tha Zaniolo.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 29/06/2023 10:09

    CFARE KARAGJOZI...PASKE PREMISAT E NJE HAJDUTI

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?