Politikë

Zannier: Votimi i rregullt! Disa rekomandime të ODIHR mbeten ende të padresuara, s’ka reformë elektorale gjithëpërfshirëse

12 Maj, 15:17| Përditesimi: 12 Maj, 17:04

  • Share

 

Kreu i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it, ambasadori Lamberto Zannier, Lamberto Zannier tha në konferencën për mediat se disa rekomandime të ODIHR mbeten ende të paadresuara. Zannier u shpreh se pavarësisht ndryshimeve në sistem, ende nuk ka një reformë elektorale gjithëpërfshirëse. 

“Pavarësisht ndryshimeve në sistem, rekomandimet e mëparshme të ODIHR mbeten të paadresuara. Ende nuk ka pasur një reformë elektorale gjithëpërfshirëse. Ne pamë se përgatitjet për zgjedhjet efiçente përgjithësisht dhe të menaxhuara mirë. Patëm bashkëpunim të mirë me KQZ, administrata zgjedhore ishte transparente në përputhje përgjithësisht me afatet ligjore. Në ditën e zgjedhjeve kishte zgjedhës të pafamiljarizuar që s’e dinin se si të votonin në disa qendra votimi. Trajnimi i komisionerëve mund të ishte më eficent dhe efikas. Për votimin elektronik, në disa qendra  tregojnë nevojën për përmirësimin e informimit të zgjedhësve për përdorimin e këtyre zgjedhjeve. Vëzhguesit tanë mundësi të shihnin disa aktivitete zgjedhore.”, theksoi Zannier. 

Fushatën e vlerësoi në përgjithësi të qetë por shtoi se ka pasur vazhdimisht sulme mes drejtuesve kryesorë. Ngriti shqetësimin për përdorimin e administratës publike, duke çuar në kushte të pabarabarta garimi.  Duke u ndalur te fushata online, Zannier tha se mbetet e parregulluar. Përmendi edhe financimin e fushatës. 

"Fushata përgjithësisht ishte e qetë por pati vazhdimisht sulme mes drejtuesve kryesorë që reflektojnë mjedisin politik. Rol të rëndësishëm është edhe ndërveprimi me popullatën lokale. Kemi dëgjuar vazhdimisht shqetësime për presion të nëpunësve  dhe përdorim të burimeve që u pa edhe nga vëzhguesit në shumë raste apo falja e gjobave. Këto praktika i dhanë një avantazh të padrejtë partisë në pushtet duke çuar në kushte të pabarabarta garimi. Kemi marrë disa shqetësime për disa shkelje. SPAK ngriti një task forcë për hetimin e krimeve si edhe platformën online për raportimin nga publiku, kjo përfshin edhe mundësinë që prokurorët dhe hetuesit të bashkëpunojnë me autoritetet lokale. Fushata në rrjete sociale mbetet e parregulluar. Pikëpamjet e amplifikuara në rrjete sociale ishin të dukshme dhe nuk pati autoritet për të manipuluar përmbajtjen politike online. Na u ankuan për mbylljen e  TikTok para zgjedhjeve. Financimi i fushatës mbetet sfidë e rëndësishme, nga 2020 ka pasur ndryshime të kufizuara lidhur me rregullat e financimit të fushatës. Pozitive është që KQZ  e shpërndau në kohë fondet publike.”, u shpreh Zannier. 

Ai përmendi gjithashtu incidentet gjatë votimit. 

“Dita e zgjedhjeve ishte e qetë dhe transparente vëzhguesit panë se votimi në përgjithësi ishte i rregullt. Procedurat nuk u ndoqën si duhet dhe kjo çoi në disa vlerësime më negative. Pati një numër indicentesh intimidimi të vëzhguesit të partive, dhe pretendime për shitblerje vote. Aksesueshmëria për personat me aftësi të kufizuara mbetet problem. Transmetimi i të dhënave dhe rezultateve u anulua dhe pati vonesa në dërgimin e votave nga jashtë. Zyra e OSBE do të vazhdojë deri në 22 maj për të ndjekur dhe procesin e apelimeve dhe ankimimeve. Raporti përfundimtar pas disa muajsh.”


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet/ OSBE-ODIHR: Transparente dhe konkurruese! Puna e SPAK për krimet zgjedhore, efekt parandalues! Vota e diasporës, hap i rëndësishëm


Xh.D/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pse sipas jush vonohet kaq shumë procesi i numërimit: