Zaptimi i plazheve duket se nuk është problem vetëm në Shqipëri, por edhe në vendin fqinj. Në Greqi është dashur qëndrimi publik i Gjykatës së Lartë për të sqaruar se: Ligji grek nuk njeh plazhe private.
Përmes një memoje të posaçme, kjo gjykatë i ka kujtuar prokurorëve se çdo përpjekje për të bllokuar aksesin publik në plazhe, jo vetëm është ilegale, por edhe imorale dhe duhet trajtuar rigorozisht me urdhra prishjeje dhe arrestimi kur kjo të jetë e nevojshme.
Në dokumentin në fjalë vihet në dukje se shkelës kryesorë të ligjit në këtë drejtim janë hotelet e mëdha, apo baret në bregdet që pretendojnë pronësi të pjesëve të mëdha të bregut.
"Ne duhet të bëjmë të qartë për këdo, përmes vendosmërisë sonë zbatuese, qoftë edhe duke aplikuar sanksionet dhe forcën e plotë të ligjit, se qëllimi kryesor i pasurisë së përbashkët është që të jetë falas për publikun", është shprehur zv.prokurori i Gjykatës së Lartë, Panagiotis Panagiotopoulos.
Shqipnija ska shtet por mafje dhe hajna.
PërgjigjuShqipo Greqie kane qene keta qe kane tentuar te zaptojne plazhet e Greqise?? Ah sikur te kishte dhe shteti shqiptar nje ligj po aq te forte sa ai grek dhe te ishte po aq i ashper! Brigjet e plazhet shqiptare do te dukeshin ndryshe,pa beton dhe pa asnje m2 te zene nga bizneset e plazhit.
PërgjigjuProvova plazhin grek vitin e kaluar.Dua te permend qe kam qene ne shume vende si Monte Negro,Kroaci,Itali,Spanje....por me te vertete Greqia bente dallim:Deti dhhe plazhi i perkiste publikut.Ne cmimin e nje kafeje kishe ne dispozicjon ndenjsen dhe cadren per tere diten..E tmershme eshte ne Shqiperi ku gjithcka eshte coptezuar e ndare midis hajnave...
Përgjigju