Zaptoi plazhin duke e rrethuar me mur dhe beton, pranga 66-vjeçarit te Shkëmbi i Kavajës (VIDEO)

26 Maj 2020, 08:48| Përditesimi: 26 Maj 2020, 08:53

  • Share

Ndërkohë që sezoni turistik pritet të fillojë zyrtarisht, policia dhe IKMT kanë nisur operacionin kundër krimeve mjedisore dhe zaptimit të pronës publike në plazhe.

Policia e Durrësit ka arrestuar një 66-vjeçar në Shkëmbin e Kavajës, i cili kishte zaptuar në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe toke, pronë publike plazh, duke e rrethuar me mur dhe plate betoni.

66-vjeçari akuzohet për për veprat penale "Ndërtim i paligjshëm" dhe "Pushtimi i tokës" .

"Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me IKMT-në, te Shkëmbi i Kavajës,  para lokalit të shtetasit I. K. kanë konstatuar se ai kishte zaptuar në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe toke, pronë publike plazh, duke e rrethuar me mur dhe plate betoni", thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, IKMT ka plotësuar dokumentacionin për prishjen e këtij ndërtimi brenda 5 ditësh. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • naomi: 28/05/2020 00:47

    KY mascara te kapet dhe te varet aty ku e ka bere ndertimin e jashte--ligjshem,,,,palaco -njeri...

    Përgjigju
  • Ark. Renzo Piano: 26/05/2020 12:53

    Aty ..,nga rruga ,poshte hekurudhes..e deri ne det..nuk duhet te kishte asnje ndertim..betoni...,por vetem Sherbime Bar Restorantesh..Kampingu..etj..perdhese e me konstruksion te cmontueshem

    Përgjigju
  • Kafsha: 26/05/2020 09:06

    Në kohën e Enverit as gje mund të imagjinohej të ndodhte nje gje e tillë . Pra nuk ka aloma shtet siç duhej të ishte. Shteti i djalit të madh të kombit, Enverit, denonte ordinerin hajdut me 20 vjet burg dhe keshtu mblidheshin gjith minjtë . NQSE DONI VËRTET TE BËNI SHTET DENOJENI BAJGEN RËNDË DHE LAJMIN E DENIMIT PUBLIKOHENI NË GJITHË REPUBLIKEN QE TË FILLOJNE TË GJITHË MINJTË E TJERË TË MBLIDHEN!

    Përgjigju
    • Fshatari: 26/05/2020 09:54

      Gjyshi i keti *arit ka qene Peshk, dhe token (reren) e ka me letra ...

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?