Operacioni "Bregdeti ynë" vijon në të gjithë vendin, për lirimin e hapësirave të zëna pa leje në bregdet, ndërsa ditën e sotme janë proceduar penalisht 2 administratorë subjektesh në Kavajë. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se janë proceduar M. G., 60 vjeçe dhe B. T., 59 vjeç, pasi kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse.
Lirimi i hapësirave të zëna pa leje në bregdet është faza e dytë e operacionit "Bregdeti ynë", ndërsa gjatë fazës së parë u shemben 130 ndërtime pa leje, si dhe u vendosën 132 milionë lekë gjoba për 86 subjekte.