Policia e Manzës ka proceduar dy persona të cilët në mënyrë të paligjshme kishin zaptuar hapësirën publike duke vendosur shezlongë.
Pas kontrollit të ushtruar në fshatin Shetaj u konstatua se qytetarët me iniciale B. T., 49 vjeç dhe E. Sh., 27 vjeç, banues në fshatin Shetaj, kishin zënë me shezlongë, një sipërfaqe të plazhit publik, pa lejen e organeve përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.
Komento
Nuk ke ku te vendosesh nje cader ne plazh ,,sepse i kane zene keta qelbesira me shezllongje...vetem hoteleve qe paguajne takse per perdorimin e nje hapsire rere mund ti jepet leje...turp..
Përgjigju