DURRËS-Dy administratorë të një subjekti janë arrestuar në qytetin bregdetar pasi kundërshtuan policinë që u hoqi çadrat pa leje që kishin vendosur në plazh. Të arrestuarit janë F. N. 51 vjeç dhe K. N. 56 vjeç, banues në Shijak, ndërsa një tjetër A. M. 32 vjeç po hetohet në gjendje të lirë. Të arrestuarit sipas policisë kishin zaptuar hapësirën e plazhit në vijën bregdetare, duke vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse.
Ndërsa i riu me inicialet A. M. po hetohet në gjendje të lirë pasi u konstatua se përpara subjektit të tij kishte vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse, por nuk e kundërshtoi policinë duke i shpëtuar arrestimit ndryshe nga dy të parët, por të dy u gjobitën. Policia po vijon operacionin e kontrollit në zonat bregdetare kundër zaptimit të hapësirave në plazhe në kundërshtim me Aktin Normativ për situatën e krijuar nga COVID-19.
Po kur vjen nje hunderr nga Fushkruja cdo vit dhe perballe pistes ne Teuta Durres vendos shesllone. Kapeni horrin se nuk paguan asnje takse, shtypjani koken se ben dhe garipin
PërgjigjuUne u bana me prone.Mbrini ato e mos leni Edvin mafine tu zaptoj plazhet ai i don per vedi.
PërgjigjuOnpolicia shiheni pak zonen e currilave ne durres
PërgjigjuPo ca thua currila ne durres eshte komplet e zene ne menyre abuzive kane lene vetem cadrat dhe te marrin 3 deri 4 mij lek edhe pa kupon tatimor ca te bejme te zihemi se jemi dhe me familje policia inekzistente
PërgjigjuPse nuk i jepni emrat e plote ketyre te forteve nga shijaku qe zaptojne reren dhe fitojne miliona ne kurriz te zaptimit te plazhit. 10 deri 15 mije lek sheslloni kur qytetaret nuk kane mundesi te hane nje hamburger ne plazh. Bravo policia dhe hekrat ketyre horrave.
Përgjigju