Kultura

“Zare”, Ansambli i Këngëve e Valleve risjell etnomuzikalin! Ritet e dasmës shqiptare në një shfaqje

11 Qershor, 14:52| Përditesimi: 11 Qershor, 16:44

  • Share

Ritet e dasmës shqiptare të jugut dhe veriut, tradita e bukur e këngëve dhe valleve të tyre është sjellë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. “Zare”, etnomuzikali që është ngjitur premierë para dy vitesh tashmë është shfaqur e rikonceptuar në pjesën muzikore, në koreografi dhe në anën vizuale. Në ndryshim nga shfaqja e tij e parë, këtë herë të dytë, ajo vjen e interpretuar vetëm nga artistët e Ansamblit, të cilët jo vetëm kërcejnë dhe këndojnë, por edhe aktrojnë.

“E kemi menduar si një shfaqje pasaportë të Ansamblit. Publiku sa dëgjon titullin ‘Zare’, sigurisht i shkon mendja te personazhi i Zares së famshme i Tefta Tashko Koços apo Zarja si personazh i Shkodrës. Në këtë rast është bërë një ndërthurje brenda libretit.”, - thotë Sokol Marsi, drejtues i AKKVP-së.

Zare është një vajzë e re nga jugu i Shqipërisë (Leskovik) dhe i dashuri i saj, Arbri është nga Malësia e Shkodrës. Në shfaqje rrëfehet dashuria e dy të rinjve, e cila më pas kurorëzohet në dasmë.

“E gjitha kjo kalon nëpërmjet një kalvari artistik, elementësh artistikë tradite, ku janë këngët, vallet, pjesët instrumentale të ndërthurura hera-herës edhe me veprimet skenike.”, - vijon ai. 

Për të qenë pjesë e “dasmës shqiptare”, nga SHBA-të kishte ardhur edhe dirigjenti Edi Xhani.

“Është një buqetë me këngë dhe valle popullore nga jugu deri në veri.” Libreti i kësaj vepre tregon marrëdhënien e një çifti. Zare nuk ka lidhje me këngën por nëpërmjet këngësh përfaqësohet personazhi i Zares.” , - thotë Xhani për "Report TV".

Etnomuzikali është pritur shumë mirë nga publiku, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve ishin të huaj.

 

B.G/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?