Politikë

Zarfet me vota poshtë derës dhe jo personalisht, problem me shpërndarjen në diasporë! PD ankohet, KQZ: Po flasim me kompaninë

22 Prill, 16:15| Përditesimi: 22 Prill, 16:26

  • Share

Disa prej votuesve në diasporë nuk po e marrin zarfin me fletën e votimit në dorë e me mjet identifikimi siç e kërkon ligji. Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë raportuar raste ku pakoja është lënë në kuti postare, poshtë derës, apo edhe në duar të personave të tjerë, e jo votuesit personalisht.

“Zarfet ka raste që janë lënë në kutinë postare, ose poshtë derës, ose ju janë lënë familjarëve apo edhe fqinjëve. Nuk është respektuar detyrimi për tu identifikuar me dokument dhe dorëzimi personalisht”, thotë Franc Nuri, Përfaqësues i PD. 

Kreu i KQZ-së pranoi problemet, dhe tha se po bisedohet me kompaninë postare, por saktësoi se nuk është e qartë se sa të shpeshta janë këto raste.

“Shqetësimet tuaja do t’i adresojmë me kompaninë, por duhet të kuptojmë nëse janë raste sporadike, apo fenomen. Janë dorëzuar deri tani 71 mijë zarfe tek zgjedhësit dhe nuk është e qartë sa ka qenë numri i rasteve si këto, jashtë protokollit, që nuk duhet të ndodhin”", tha Ilirjan Celibashi Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve

Problem ngelet Greqia. Shifrat tregojnë se edhe pse është shteti i dytë për nga numri i emigrantëve të regjistruar (67 mijë), votat e ardhura nga shteti helen janë në vend të 4-të,. vetëm 336.

“Rastet më të shpeshta janë nga Greqia, është mirë që të na sillni të gjitha rastet individuale që të adresohen rast pas rasti tek kompania”, u shpreh Celibashi. 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dërguar në Diasporë 241 mijë zarfe dhe ka marrë pas më pak se 9 mijë vota deri tani.

K.T./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Genci: 22/04/2025 19:35

    Salut Salva, edhe une ne Paris jam pour nuk kam te njejten deshmi aq entuziaste sa ty ! Perkundrazi po vuaj te zinjte e ullirit per te marre zarfin qe kam sjell KQZ. Ja deshmia ime realisht sesi po me ndodh : Pikesepari , si eshte e mundur qe te paska marre ty ne telefon DHL apo korrieri ?? KQZ nuk ka çuar numrat tane te telefonave por vetem adresat tona, dhe une kete e verifikova vota me DHL-ne qe me konfirmoi qe nuk kane asnje numer telefoni por vetem adrese !

    Përgjigju
  • Emigranti: 22/04/2025 18:21

    Fatkeqësisht është e vërtet,DHL si çdo korrier tjetër që pas kovidit filluan politikën e shpejtësisë, e lënë pakon ose letrën aty dhe ikin. Pas kovidit filloji kjo mënyra dhe ka mbetur akoma e tillë! Asnjë korrier nuk pret më që ti të dalësh e ti përgjigjesh e as të kerkon kërkush mjet identifikimi, e lënë pakon në derë dhe zhduken.

    Përgjigju
  • salva: 22/04/2025 17:19

    Une sot sapo mora ne Paris me DHL zarfin nga Komisioni Qendror i zgjedhjeve. Postieri pat ardhur edhe te shtunen e kaluar, 19/04, por meqenese nuk isha ne shtepi, programova nje shperndrje sot me 22/04. Me mori ne telefon, dhe u ula poshte baneses me karten e identitetit. Firmosa. Pra, asnje ngaterrese, por PD eshte kampione e shkaterrimit dhe çrregullsise, dhe gjen problmeve ne çdo vend e sipermarrje te kundershtareve politike. Fat qe me ne fund arritem te votojme edhe ne emigrim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?