Zarzavatet, produktet e qumështit dhe mishi kishin rritjen më të lartë të çmimeve në maj

9 Qershor 2023, 11:07| Përditesimi: 9 Qershor 2023, 11:11

  • Share

Familjet shqiptare çojnë rreth 42% të shpenzimeve mujore për t’u ushqyer, shifër që është më e larta në Europë dhe shumë më tepër se mesatarja e Bashkimit Europian prej 13%.

Si rrjedhojë, shtrenjtimi i ushqimeve rëndon shumë më tepër në buxhetin e një familjeje shqiptare sesa në atë të një familjeje në vendet e Bashkimit Europian, apo dhe në rajon.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se shumë ushqime vijuan rritje me ritme dyshifrore edhe në maj.

Shtrenjtimi më i lartë ishte për zarzavatet, përfshirë pataten, që ishin 18.3% më të shtrenjta në maj, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Patatja dhe qepa dy produkte bazë në kuzhinën shqiptare po shiten më çmime mesatarisht 25% më të larta këtë sezon. Tregu ka mungesa të rregullta në furnizime dhe për pasojë çmimi luhatet nga ditë në ditë me tendencë rritjen.

Nuk ka të ndalur as rritja e çmimeve të qumështiit e nënprodukteve të tij, që janë bërë më të shtrenjta sesa në shumë vende të tjera të Europës.

Çmimet e grupit Qumësht, djathë dhe vezë u rritën me 14.3% me bazë vjetore në maj. Përfaqësuesi e industrisë janë ankuar vazhdimisht për rritje të kostove dhe rënie të prodhimit vendas për shkak të uljes së krerëve të bagëtive,të ndikuar nga emigracioni në zonat rurale.

Shtrenjtimi i produkteve të qumështit po i hap rrugën importeve, që u rritën me 28% për 4 mujorin e parë.

Më i shtrenjtë është dhe mishi (+12.1), i ndikuar sërish nga rënia e blegtorisë.

Në kafe dhe restorante, duhet të paguajmë mesatarisht 5% më shumë.

Edhe pajisjet për shtëpinë janë më shtrenjtë, sidomos mobiliet, makinat larëse

Më lirë kushton vetëm nafta, që ka zbritur në më pak se 180 lekë për litër, nga 230-240 lekë që kulmoi në maj të një viti më parë. Treguesi i shërbimeve të mjeteve personale të transportit shënoi rënien më të fortë prej 16.1%.

Pas gjashtë muajsh radhazi, kur shfaqi shenja ngadalësimi, rritja e çmimeve u përshpejtua sërish në muajin maj, përkundrejt pritshmërive të Bankës së Shqipërisë që treguesi të kishte një ulje graduale përgjatë këtij viti.

INSTAT njoftoi se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Maj 2023 është 4,7%, Që nga tetori i vitit 2022, kur inflacioni arriti në 8.3%, niveli më i lartë që nga 1998, treguesi ishte ulur në mënyrë konstante deri në prill, kur zbriti në 4.6%, për t’iu rikthyer sërish rritjes së lehtë në maj./ Monitor

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Analizzando: 09/06/2023 17:44

    DUKE U RRITUR NUMRI TURISTEVE KA RRITJE KONSUMIT DHE KJO JEP RRITJE DHE MUNGESE PRODUKTESH VENDI DUHET TE RRITET NUMRI FERMAVE (pula dele ,te imta, gjela deti, bufalo , dhi etj) sa me shume FERMA DHE SA ME SHUME PEMTORE DHE MINI FABRIKA , DUHET RRIT PRODHIMI PASI NESE TE GJITHE BEJNE BUJTINA DHE HOTEL LIND PYETJA KU DO E MARRIM ZARZAVATET ? DUHET TI PRODHOJNE DHE DUHET ME SHUME FONDE DIREKT TEK PRODHUES SI BUJK APO FERMER BAGETISH ! Pra nese ke mbi 100 lope ke edhe mish edhe djath dhe keto produkte shiten tek hotele dhe bujtinat dhe turiste te huaj qe n 2023 do jene 10 milion ne 2024 do jene 12-13 milion nese nuk shtohet prodhim fermash vendas cdo hane turistet? Import ndoshta … por duhet me shume prodhim dhe me shume specifikim mdihme per ferma dhe blegtori dhe pemtore te ndryshme Shqiperia ka 80% mal dhe 20 % terren fushor dhe renor

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?