Report Tv ka zbardhur diskutimet në mbledhjen e grupit të Rithemelimit. Bardhi ka thënë se është konsultuar me Berishën dhe nënkryetarët për të negociatat me PS.
Nga ana tjetër Salinaji ka dalë kundër, duke thënë se kjo është një lëvizje e gabuar.
Pjesë nga debati
Gazmend Bardhi: Siç jeni njohur nga media, ditën e premte kam pasur një ftesë nga Lindita Nikolla për t’u takuar në mënyre informale me kryetaret e grupeve për t’i dhënë zgjidhje krizës parlamentare, pasi jam konsultuar me kryetarin e partisë Berisha dhe me nënkryetaret e tjerë vendosëm të marrim pjesë…
Salianji: Vendimi për bisedimet ose “negociatat” është dëmtues për Partinë Demokratike dhe për opozitën! Perceptimi që do krijohet është që krijuam sherr për 5 muaj që të ulemi me Ramës, ne nuk mund të bëjmë sherr për t’u ulur me Ramën! Pas aksionit tonë bllokues Partia Socialiste ka ndryshuar ligjin për komisionet hetimore dhe rregulloren e Kuvendit, ndërkohë që nuk ka pasur asnjë shenjë tërheqje as në deklaratat publike të Ramës!
Rikthimi sot në konferencën e kryetareve është praktikisht rikthim në normalitet dhe në normalitet nuk kthehemi se jemi ulur me Ramën, por nëse e vendosim vetë. Nëse ju thoni që aksioni ka pasur sukses marrim vendim si grup parlamentar dhe rikthehemi, por që të hyjmë në normalitet se u ulëm me Ramën. Do krijojmë perceptim dëmtues për opozitën dhe do jemi joserioze siç ka ndodhur shpesh në këtë parti e këtë seli që radikalizohemi që të marrim vëmendjen e Ramës ndërkohë që vëmendjen dhe besimin duhet ta marrim tek qytetaret! Ky akt i sotëm na bën dhe me pak të besueshëm!
Të paktën të marrim vendim tani për tu rikthyer vetë në normalitet jo si shkëmbim se Rama u ul. Çfarë u ul Rama? A jemi ne që nuk marrim pjesë me vullnet në konferencë kryetaresh? A është qeveria në të njëjtin pozicion që thotë riformuloni kërkesat në konference kryetaresh dhe me ligjin e ri për komisionet hetimore merrini? A është qeveria që thotë që me mbarimin e afatit te komisionit bipartizan te Reformës zgjedhore do ta kalojmë tek ligjet? Çfarë fitojmë ne nga ky aksion? Po bëjmë lëvizje të gabuar dhe me pasoja…
Flamur Noka: Ne sot jemi pranuar si palë dhe si realitet politik siç e tha ambasadori i BE! Aksioni jonë pati sukses sepse ju imponuam qeverisë dhe tani do merremi me terrenin. Ata pranuan që ne jemi PD pranuan kryetarin e grupit tonë.
Salianji: Kam dy pyetje se s’bej dot me sikur, ore e quani aksionin e deritanishëm të suksesshëm pse nuk e vazhdojmë? Se dhe i suksesshëm dhe e leme sikur nuk shkon! Së dyti si qenka sukses dhe tërheqje që ne po ulemi aty ku kemi refuzuar vetë të ulemi prej 5 muajsh? Tek konferenca e kryetareve.
Se treti, si e njohën tani realitetin? Se kryetar grupi parlamentar dhe i ftuar përherë ne konferencë të kryetareve ka qenë Gazi. Jam i mendimit që po ndërmarrim lëvizje të gabuar dhe imagjino nëse do dështojë bisedimi i sotëm apo plotësimi i kërkesave, si do themi pastaj qe bëmë pak gabim se Rama ta hedh për të 100 herë.
Ina Zhupa: Ne e nisëm aksionin në tetor ku kishim 3 kërkesa që lidheshin me zbatimin e të drejtave tona kushtetuese. Sa herë kemi folur publikisht gjatë këtyre muajve ne kemi thënë se në momentin që këto kërkesa plotësohen, ne i kthehemi normalitetit. Në momentin që ata kanë dalë publikisht (Spiropali në seancë, Lindita Nikolla me ftesë dhe po flasin për plotësim të kërkesave), ne s’mund të dalim kundër asaj që kemi kërkuar deri tani. Nëse ne shtojmë kërkesa apo i ndryshojmë, ne humbasim besueshmërinë. Ne duhet t’i meshojmë qënies palë në reformën zgjedhore, që cilado të jetë forma, pasi skadon afati i komisionit, mjafton që ne, grupi ynë të këtë veton. Nuk ka rëndësi forma, por ne duhet të kemi veton, pasi nga kjo varet edhe e ardhmja jonë politike dhe vota e qytetarëve. Duhet të sqarojmë qytetarët që ne në fillim kemi kërkuar 2 komisione hetimore, sepse është ngrit ideja që kemi kërkuar 8 dhe marrim 2, ndërsa e vërteta është se 8 janë kërkuar që prej 2021-it. Ndërsa nismat ligjore disa janë rrëzuar por kemi mundësi të depozitojmë te tjera në vazhdim.
Xhelal Mziu: Jam pro gjetjes së dialogut maxhorancë-opozitë.
Por, komisionet hetimore janë bërë më pak të domosdoshme në këtë situatë ku jemi, në raport me reformën zgjedhore. Në këtë kontekst ne duhet të kryesojmë dhe të kemi maxhorancën e këtij komisioni të opozitës. Krahas saj, duhet që ajo çfarë u zhbë nga parlamenti i kërpëratave të implementohet në këtë limit kohor të reformës zgjedhore si;
Rikthimi i koalicioneve parazgjedhore, sepse eleminon mbetjet e votave, obligon çdo subjekt brenda koalicionit të marrë maksimumin e votave dhe partitë e vogëla të mos jenë “parazitare” si në ligjinë aktual. Vota e diasporës është determinante, mbi 50% janë në emigrim, duhet ta kthejmë në kauzë votën e tyre. Duhet ti përfshijmë në strukturë dhe betejën elektorale. Shit-blerja e votës, shkelja e kodit zgjedhor të konsiderohet krim i rënd zgjedhor dhe të 10 fishohet dënimi dhe kur punëson apo prokuron, apo largon nga puna 6 muaj para ditës zgjedhjeve të penalizohen 10 fishë. Krimi zgjedhor është më i rënd se ai ekonomik. Listat e hapura duhet të jetë betej e PD, jo aset i dikujt tjetër. Do të prodhonte më shumë vota për PD dhe opozitën me lista të hapura.
Lajmi kryesor:
Debatet/ Negociatat përplasin Rithemelimin! Shehu: Të kërkojmë lirinë e Berishës! Nallbati: Ik more ti! Salianji kundër: 5 muaj sherr për t’u ulur me Ramën
SI.E.//ReportTv.al