Selia e PS

Politikë

Zbardhen 'debatet' në mbledhjen e PS/ Veterania i kërkon Veliajt ashensor në seli, 'irritohet' Rama: Nëse duam të respektojmë luftën, s'duhet të kërkojmë asgjë për vete

27 Janar, 18:31| Përditesimi: 27 Janar, 18:47

  • Share

Veteranët e PS i janë “falur” Erion Veliajt për një kërkesë të pazakontë, një ashensor në seli. Kërkesa e çuditshme ka irriturar kryeministrin Rama gjatë mbledhjes së zhvilluar me njësinë numër 5 në kryeqytet.  

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Rama i është drejtuar “veteranes”  se kërksa të tilla nuk nuk t'ia kishin bërë Veliajt, dhe se “favoret” apo kërkesat në emër të “vetereranëve” duhet të marrin fund. 

“I kërkoni kryetarit të bashkisë, ashensor. Çfarë lidhje ka kryetari i bashkisë me ashensorin? Duhet ta mbyllim këtë historinë me veteranër. Nëse duam të respektojmë luftën nuk duhet te kërkojmë asgjë për vete. Të gjithë të marrin sipas meritës”, mësohet të jetë shprehur Rama. 

Por, kritikat e kryeministrit kanë bërë që veterania t’i shprehë pakënaqësitë me miqtë e saj pas mbledhjes, duke akuzuar se nuk kanë bërë asgjë për këtë kategori. 

“Çfarë i kujton se është ai? Një si ne është! Kemi 30 vjet që kemi lënë kockat dhe skemi marrë asgjë! Flasin dhe për holokaustin, po nga ana tjetër i përdorin njerezit”, është shprehur ajo në bisedë me miqtë e saj", mësohet të ketë thënë ajo. 


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet/ Rama prezanton Braçen në njësinë 5, porosi për votën e diasporës: Duhet të përmbushim objektivat! Mbledh edhe delegatët e Tiranës


K.M/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?