Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që u regjistrua mbrëmë në Shkodër, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 25-vjeçari Emiljan Ndoj. Mësohet se i riu dhe autori, 47-vjeçari Mark Kodra, ishin në konflikt prej disa kohësh.
Pak para ngjarjes, viktima ka kaluar me motor para shtëpisë së autorit, duke bërë zhurmë, gjë që ka sjellë irritim të 47-vjeçarit që ka marrë kallashin dhe, pas sherrit me 25-vjeçarin, ka qëlluar në drejtim të tij.
Pas kësaj, Kodra u fut në banesën e tij duke menduar se plumbat nuk e kishin kapur Ndojin dhe pasi policia i ka shkuar në shtëpi, fillimisht ai nuk e ka pranuar autorësinë e krimit. Më pas ai ka treguar rrethanat e ngjarjes, ndërsa në dëshminë para uniformave blu mësohet se ka thënë "nuk e durova dot më".
Ndërkohë, bashkëshotrja e Mark Kodrës, Bukuroshe Kodra ka sqaruar se viktima dhe burri i saj kanë qenë konfliktuar para një viti, por se ajo histori ishte mbyllur, ndërsa shton se 25-vjeçari i kishte goditur djalin, gjë që çoi në agravimin e situatës. Ajo shprehet se në një lokal, 25-vjeçari e kishte sharë dhe goditur djalin e saj dhe më pas i shoqi kishte shkuar për të sqaruar ngjarjen që të mos bëhej e madhe, por viktima e kishte goditur dhe atë. Bukuroshe Kodra shton se pas kësaj, bashkëshorti e kishte pritur me kallash në dorë 25-vjeçarin dhe kishte qëlluar në drejtim të tij.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në orët e vona mbrëmjen e djeshme, në fshatin Bardhaj të Shkodrës, pranë një kalçetoje.
Viktima Emiljan Ndoj
Rruga ku ndodhi krimi
VIDEO- Të dhënat e ngjarjes me gazetarin Ergys Kavaja
Bashkëshortja e Mark Kodrës, 47-vjeçarit që qëlloi për vdekje të riun Emiljan Ndoj ka zbuluar të tjera detaje në lidhje me ngjarjen. Bukuroshe Kodra shprehet se i riu ishte problematik dhe se është konfliktuar me djalin e saj, pasi vazhdimisht kalonte me motor para shtëpisë dhe xhironte gomat, ndërsa i biri i kishte kërkuar të ulte shpejtësinë pasi kishin fëmijë të vegjël dhe mund t’i rrezikonte.
Ajo thotë se më pas, në një lokal 25-vjeçari e kishte sharë dhe goditur djalin e saj dhe më pas 47-vjeçari kishte shkuar për të sqaruar ngjarjen që të mos bëhej e madhe, por viktima e kishte qëlluar dhe atë.
Më pas, gruaja sqaron se bashkëshorti e kishte pritur me kallash në dorë dhe kishte qëlluar në drejtim të tij dhe se nuk ka shprehur pendesë më pas.
“Është zënë me djalin, ai ka ecur me motor dhe djali i ka thënë më avash. Pastaj mbrëmë u zunë në lokal i ka thënë se çfarë pate atë natë dhe i tha të fusë nën rrotat e motorit. Pastaj e shau e rrahu. Ai erdhi këtu me motor, para shtëpisë, pastaj burri mori armën dhe e qëlloi. Unë u përpoqa ta ndaloja por nuk arrita. Burri nuk shprehu pendese. Ngjarja s'ka lidhje me vajzat por me konfliktin me djalin. Burri nuk është penduar për atë që ka bërë. Ai ishte problematik edhe me familjen. Bashkëshorti doli për të marrë vesh se çfarë pati me djalin ai e shau. Ka pas dhe një konflikt para një viti, i ka rënë dhe atëherë burrit tim. E ka lënë burri im atë punë. Mbrëmë ka qenë mbush komplet”, tha ajo.
Ajo shton më tej se i tremben gjakmarrjes dhe se tashmë djemtë janë ngujuar.
"Unë e kam marrë policinë, kanë ardhur me armë të tërë, e kanë marrë dhe kaq”, deklaron gruaja. Na vjen shumë keq, djalë i ri. Më përpara të më kishte vrarë mua, se atë. Keq më vjen dhe për të dhe për vete, që na mbeti ne se nuk kemi parë një ditë të mirë. 7 fëmijë i kam rritur vetëm me punë të burrit. Rreziku ndodh dhe të gjen ku të jesh. Është gjak ai, është burg e të gjitha. Po nuk i mendon kush, 1 minutë është. Një djalë e kam në Francë, dy të tjerët nuk e di ku i kam. Po normal që brenda do rrinë, se është gjak ai. Nuk do dalin. Ikën policia kush do i mbrojë. Djali është i pambrojtur. Kam dhe vajzat kush mi mbron. Është më keq. Djemtë do rrinë të ngujuar", thekson ajo.
Ja dhe idiotet e Shqiperise! Njeri la gomarin e morri motorin dhe i duket sikur shikon boten nga maja e mullarit;tjetri e pret per t'a vrare se s'duron dot denglat dhe <<trimimet>> e tij dhe ben nje vrasje te premedituar.Rezultati=nje i vrare,nje ne burg dhe te tjeret te shperndare e te fshehur si zogjte e korbit nga frika e hakmarrjes.Po pse jane kaq budallenj keta njerez,si nuk u civilizuan nje here ?!
PërgjigjuKeto jane pasojat e atyre qe nuk na lane me u bo shtet dikure.per tu civilizuar (sipas meje) duhen me shume se 100 vjete
Keta vetem Enver Hoxha i beri me kulture Krahine me prapambetur ne Shqiperi
PërgjigjuLe të mbajë Range-in tani...
PërgjigjuShume mire ja ka bere ketij funderine qe deri dje ishte me gomar tani me foristrade dhe nuk le vajze pa ngacmuar,..
PërgjigjuEdhe me kanun, familja e tij ska te drejte me marr as gjakun. Nese e marrin, ata jane nborxh!
PërgjigjuPo si vritet Njeriu sepse te ngacmoj vajzen?!nuk beheni njerez ju jo
Mos e provoko asnjere babain e nje vajze, se nuk ka mal qe ndal pa te cu nrrot tsomes!
Përgjigjuja dhe nje don zhuan qe mbylli jeten e tij dhe shkaterroi jeten e babait te vajzave. o popull mblidhni mendjen se nuk behet shaka me nderin e iku koha e te fortit.nuk ka te forte qe se ha plumbi.
PërgjigjuMa I Forti ne te gjithe asht plumi...rrespektoje se per nryshe te hek kryt
Përgjigju