Viktima Bashkim Spahiu

Kosova & Rajoni

Zbardhen detaje nga vrasja në Kosovë, del FOTO e viktimës, autori e qëlloi me 10 plumba brenda në makinë (EMRI)

7 Shtator, 09:49| Përditesimi: 7 Shtator, 10:45

  • Share

Një ngjarje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme rreh orës 19:30 në Llapashticë të Podujevës ku një person është vrarë me breshëri plumbash brenda automjetit të tij.

Viktima është identifikuar si Bashkim Spahiu banues në fshatin Gllamnik, i cili është qëlluar për vdekje me 10 plumba teksa po qëndronte brenda automjetit të tij.

Policia e Kosovës gjithashtu ka arritur të identifikojë dhe autorin e ngjarjes. Arbër Havolli dyshohet të jetë vrasësi ndërsa arsyet e krimit vijojnë të jenë të paqarta.

Ndërkohë hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

‘‘Sot rreth orës 19:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë në fshatin Llapashticë të Podujevës. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, ku kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht, hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetim për ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast’’, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?