Policia Italiane

Shkatërrohet banda italo-shqiptare! 3 shqiptarë të arrestuar dhe 12 të dyshuar në përfshirjen e trafikut të drogës (EMRAT)

18 Korrik 2023, 08:41| Përditesimi: 18 Korrik 2023, 09:48

  • Share

ITALI-Dy grupe kriminale të përfshira në trafikun e drogës janë goditur ditën e djeshme nga policia italiane, e cila ka vënë në pranga 14 persona,4 nga të cilët shqiptarë dhe ka lënën në hetim në gjendje të lirë 78 të tjerë, në mesin e tyre shqiptarë.

Sekuestrohen mbi 45 kilogramë heroinë dhe marijuanë, 18 mijë euro kesh, rreth 70 kilogramë përzierës.

Në të gdhirë hetuesit goditën dy grupe kriminale të formuara nga shtetas shqiptarë dhe italianë, të përfshirë në trafikun e heroinës dhe marijuanës, e cila, e ardhur nga Shqipëria, importohej në Itali nëpërmjet portit të Barit dhe më pas përcillej në sheshet e shpërndarjes së drogës në Crotone, Catanzaro dhe bashkitë fqinje. .

Hetimet janë kryer me aktivizimin e masave mbrojtëse teknike telefonike dhe mjedisore, si dhe me shërbime specifike vëzhgimi, kontrolli dhe hijezimi, të cilat kanë çuar në kontrolle të shumta në territor.

Të dyshuarit shqiptarë që përfunduan në burg:

Isa Garuja, i njohur si Goni ose Antonio, 48 vjeç

Samuel Garuja, alias Turi, 45 vjeç Shqipëri;

Samuel Muça, i njohur si Erman, 36 vjeç, banues në Bari;

Të dyshuarit shqiptarë që u vunë nën hetim në gjendje të lirë

Sami Zoto, Shqipëri

Ilir Hoxha, me banim në Bari

Elton Ismaili, Shqipëri

Xhevdet Muca, banues në Altamura

Archez Dibrani, Shqipëri

Florjana Garuja, Shqipëri

Victor Jaupaj, Shqipëri

Clejdi Bulku, nga Bari

Ilir Tatani, nga Bari

Bardhyl Shaba, Shqipëri

Shkëlqim Shehi, nga Bari

Rakip Pereja, i njohur ndryshe si Kipi, shqiptari

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?