Zbardhen detaje të reja nga takimi i Ervis Martinajt me të dashurën e tij! 22 vjeçarja e takoi pasi pa për shtëpi me qira, shoqëroheshin nga Jeton Lami

5 Mars 2023, 15:03| Përditesimi: 5 Mars 2023, 15:32

  • Share

1661607015_Sequence03.00132701.Still054.jpg

Detaje të reja janë zbardhur nga njohja e Jeton Lamit, ish agjentit të operacionales me missin që shoqëronte Ervis Martinajn në pamjet e fundit të regjistruara pranë një hoteli të Durrësit. 

22 vjeçarja, Sadete Kokomani, ish-miss Shqipëria, në datën 5 gusht rreth orës 17:00 është nisur me taksi nga Durrësi për në Tiranë pasi kishte komunikuar me Ervis Martinajn nëpërmjet aplikacionit ‘Telegram’ për të parë një shtëpi që do e merrte me qira. Pasi ka parë shtëpinë 22 vjeçarja ka shkuar me taksi tek ‘Hygeia’ në Tiranë ku ka hipur tek një audi me targa të huaja. 

Në automjet, Ervis Martinaj ishte i ulur në vendin e parë të pasagjerit ndërsa Jeton Lami ishte në vendin e shoferit. Mësohet se në dëshminë e dhënë, përshkrimet që e reja dha mbi personin që shoqëronte Martinajn, i përshtaten Jeton Lamit.

22 vjeçarja është ulur në sendiljen e pasme dhe më pas janë nisur nga Tirana drejt një hoteli në Durrës ku më pas Jeton Lami ka bërë rezervimin për Martinajn dhe të renë dhe më pas është larguar. 


Lajmi kryesor:

Gjykata e Lartë zbardh vendimin për Jeton Lamin, lidhja e Ervis Martinajt me ish Miss Shqipërinë, e 'gjuajti' nga instagrami! Kishte profil me emrin 'King Simba'


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?