Burime për Report Tv nga mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, bëjnë me dije se Enkelejd Alibeaj ka propozuar që në strukturat qendrore të mos ketë individë 'non grata'.
Momentalisht po diskutohet nëse këto ndryshime do të vendosen në statut ose jo.
Ndërhyn Dhurata Cupi: Kjo është për Sali Berishën. Ta themi qartë dhe shqip. A jemi ne në gjendje ta përballojmë dot këtë ndaj demokrateve?
Çollaku: Jam dakord me këtë propozim.
Agron Gjekmarakaj: Jam dakord me propozimin!
Salianji: Ta kthejmë në rezolutë
Orjela Nebiaj: Dakord
Lajmi kryesor:
Basha mbledh kryesinë dhe 'spastron' mbështetësit berishistë! Miratohet propozimi i Alibeajt për largimin e individëve ‘non grata’ nga strukturat qendrore! Çupi: Kjo është për Berishën
M.Q.//ReportTv.al