2 mln $ dëm shtetit! 6 zyrtarë të AKBN certifikuan punimet false në puset e naftës të dy biznesmenëve, arrestohen! Në kërkim bossi i hidrokarbureve, foto me Metën (SKEMA+ EMRAT)

7 Tetor 2020, 09:24| Përditesimi: 7 Tetor 2020, 16:09

  • Share

TIRANË- Report Tv ka zbardhur emrat dhe skemën e mashtrimit se si zyrtarët e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore në bashkëpunim me dy biznesmenë i shkaktuan shtetit një dëm prej 2 mln dollarë.

Në pranga kanë rënë punonjësit Arben Doda, Simon Marku, Qano Hoxhaj, D.D, teksa është lënë në arrest shtëpie Rezarta Sulejmani. Gjithashtu është arrestuar edhe Naim Kasa, biznesmeni në fushën e hidrokarbureve. Ndërkohë janë shpallur në kërkim biznesmeni i hidrokarbureve Isuf Berber, aksioner edhe i kompanisë Fufarma', si edhe Klodian Gradeci, ish-drejtori OST-së në Tiranë, më herët mbante detyrën e drejtorit të hidrokarbureve AKBN-së. Ky i fundit, në janar 2019 ka dhënë dorëheqjen nga posti Drejtorit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit, pas skandalit me firmën “DH Albania”, ku i kishte dhënë kësaj kompanie një tender me vlerë 18 milion euro. Teksa sa i përket Berberit, mësohet se ai ka udhëtuar ditën e hënë nga Tirana drejt Turqisë.

Pas hetimeve ka rezultuar se kompania "Phoenix Petroleum" e cila është në pronësi të dy biznesmenëve Isuf Berberit (në kërkim) dhe Naim Kasa (i arrestuar) kanë marrë në shfrytëzim disa puse nafte, por nuk ka kanë kryer investimet e detyrueshme. Ato i kanë dorëzuar AKBN 8 fatura të falsifikuara, sikur kanë kryer punimet nga kompania amerikane "Black Swan Energy Service". Për pasojë në hetime janë përfshirë edhe autoritetet amerikane. Vlera e këtyre fatura shkon në 1. 299.000 USD.

Në lojë në këtë skemë mashtrimi futen zyrtarët e Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka zbardhur të gjitha rolet dhe detyrat që kishin të gjithë personat e përfshirë në këtë skemë mashtrimi. Mësohet se tre punonjësit  D.D, Qani Hoxha dhe Rezarta Qose Sulejmani, si dhe ish drejtori i OST-së Klodian Gradeci që është shpallur në kërkim, kanë certifikuar në mënyrë të kundraligjshme punimet e pakryera të pasqyruara në këto fatura si punime të bëra. Ndërsa punonjësit  e administratës tatimore, Arben Doda dhe Simon Marku kanë përpiluar një raport kontrolli në kundërshtim me ligjin duke bërë që kjo administratë të pësojë një dëm ekonomik prej 568.000 USD. 

Dëmi që ka pësuar në mënyrë të drejtpërdrejtë AKBN nga veprimet e kundraligjshme të punonjësve të saj është 1.472.766 USD.

Ky procedim është regjistruar mbi bazën materiale të dërguar në Prokurorinë e Tiranës nga Drejtoria e Hetimit Tatimor. Hetimet për zyrtarët e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore kanë nisur pas kallëzimit penal të drejtorit të përgjithshëm te "Albpetrol".

Të arrestuarit dhe rolet e tyre
Arben Doda, inspektor Tatimesh, nën akuzë për mos kryerje të detyrës
Simon Marku, inspektor i Tatimeve, nën akuzë për mos kryerje të detyrës
Qano Hoxhaj, inspektor i AKBN-së, nën akuzë për shpërdorim detyre
D.D, drejtor i Ekonomisë në AKBN, nën akuzë për shpërdorim detyre
Naik Kasa, biznesmen në fushën e hidrokarbureve
Në kërkim
Biznesmeni Isuf Berber, aksioner i kompanisë Fufarma'
Klodian Gradeci,  ish-drejtori OST-së në Tiranë, tashmë mbante detyrën e drejtorit të hidrokarbureve AKBN-së
Në arrest shtëpie 
Rezarta Sulejmani

 

Ora 14:20
2 mln USD dëm shtetit, biznesmeni i shpallur në kërkim foto krah presidentit Ilir Meta

Biznesmeni Isuf Berberi i cili është shpallur sot në kërkim nga policia e shtetit për aferën korruptive në AKBN duke i shkaktuar një dëm prej  1.5 mln USD dëm shtetit shqiptar, është fotografuar krah presidentit Ilir Meta. Në foton shihet se si biznesmeni Isuf Berberi, pozon së bashku me presidentin Ilir Meta dhe bashkëpunëtorëve të tjerë. 

 

Ora 10:43
Operacioni 'Akciza'/ Policia njoftim zyrtar për skemën e mashtrimit të biznesmenit dhe punonjësve të AKBN

1602062539_1602062524unnamed.png

Policia ka bërë një njoftim zyrtar në lidhje me skemën e mashtrimit që i solli shtetit rreth 1.5 milion dollarë dëme.

Përmes një njoftimi zyrtar policia shkruan se për këtë çështje janë ekzekutuar 6 masa sigurimi dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë, konkretisht biznesmeni Isuf Berberi dhe ish-drejtori i OST, Klodian Gradeci.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Akciza”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë.

Ekzekutohen 6 masa sigurimi si dhe shpallen në kërkim dy shtetas të tjerë.

Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune intensive hetimore  disa mujore, finalizoi me sukses operacionin policor “Akciza”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, e cila, bazuar në provat e grumbulluara në kuadër të procedimit të regjistruar, pas një pune disa mujore nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ka caktuar masë sigurimi ndaj 6 personave nën hetim, konkretisht:

Masën “Arrest në burg“ ndaj 5 shtetasve:

 D.D., 38 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Ekonomike tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Q.H., 63 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

 S.M., 32 vjeç, banues në Tiranë, rruga “Ylbere Bylykbashi“, me detyrë inspektor tek Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë, për veprën penale “Moskryerjes së detyrave nga organet tatimore”.

A.D., 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor tek Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë, për veprën penale “Moskryerjes së detyrave nga organet tatimore”.

 N.K.,  53 vjeç, banues në Tiranë, biznesmen, për veprat penale “Mashtrim me pasoja të rënda kryer në bashkëpunim”, “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Masën “Arrest në shtëpi” ndaj 1 shtetaseje:

 R.S(Q), 35 vjeç, banuese në Tiranë, me detyrë inspektore në Drejtorinë e Auditimit tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Po në vijim të operacionit u shpallën në kërkim shtetasit  K.G., 45 vjeç dhe I.B., 51 vjeç.

Vijon puna për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ora 10:33
Foto/ Kush është biznesmeni i shpallur në kërkim, shfrytëzoi puse nafte dhe nuk investoi

1602059746_isufberberi.jpg

Isuf Berberi

Biznesmeni Isuf Berberi është bashkëpronari i kompanisë "Phoenix Petroleum", e cila është përfshirë në skandalin që i ka shkaktuar shtetit rreth 1.5 mulion dollarë.

Pas hetimeve ka rezultuar se kompania ka shfrytëzuar disa puse nafte, por nuk ka investuar.

Kjo shoqëri ka paraqitur në AKBN, tetë fatura të falsifikuara për shërbime që realisht nuk i ka përfituar nga kompania amerikane Black Swan Energy Service.

Ora 10:30
Zbardhet skema se si biznesmenët dhe punonjësit e AKBN i shkaktuan shtetit 1.5 milion USD dëme, rolet dhe detyrat

Hetimet për zyrtarët e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore kanë nisur pas kallzimit penal të drejtorit të përgjithshëm te "Albpetrol".

Pas hetimeve ka rezultuar se "Phoenix Petroleum" e cila është në pronësi të Isuf Berberit dhe Naim Kasa, me marrëveshje Hidrokarbure të miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe të ndjekur për ecurinë e saj nga AKBN ka shfrytëzuar disa puse nafte.

Me qëllim plotësimin e detyrimeve për Programin Minimal të Punës, apo investimeve të detyrueshme për këto puse nafte, dhe në kushtet kur këto investime nuk i ka kryer, kjo shoqëri ka paraqitur në AKBN, tetë fatura të falsifikuara për shërbime që realisht nuk i ka përfituar nga kompania amerikane Black Swan Energy Service.

Falsiteti i këtyre faturave është konfirmuar nga kompania gjyqësore amerikane dhe vlera totale e tyre është 1. 299.000 USD.

Punonjësit e AKBN të arrestuar, Denis Durrësi, Qani Hoxha dhe Rezarta Qose Sulejmani, si dhe ish drejtori i OST-së Klodian Gradeci që është shpallur në kërkim, kanë certifikuar në mënyrë të kundraligjshme punimet e pakryera të pasqyruara në këto fatura si punime të kryera.

Po kështu, punonjësit  e administratës tatimore, Arben Doda dhe Simon Marku kanë përpiluar një raport kontrolli në kundërshtim me ligjin duke bërë të mundur që kjo administratë të pësojë një dëm ekonomik prej 568.000 USD.

Dëmi që ka pësuar në mënyrë të drejtpërdrejtë AKBN nga veprimet e kundraligjshme të punonjësve të saj është 1.472.766 USD.

Ora 10:08
Shpallen në kërkim për mashtrim, Report Tv zbulon kush është biznesmeni dhe ish-drejtori i OST

Klodian Gradeci, ish-drejtor i OST

Ditën e sotme kanë rënë në pranga 5 punonjës të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, ndërsa një tjetër u la në "arrest shtëpie".

Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka shpallur në kërkim edhe biznesmenin Isuf Berberi, aksioner i kompanisë "Fufarma" dhe Klodian Gradeci, ish-drejtor i OST, që ka qenë në postin e Drejtorit të Hidrokarbureve në AKBN në kohën kur janë konstatuar shkeljet.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka zbuluar se Berberi ka udhëtuar ditën e hënbë nga Tirana drejt Turqisë. Biznesmeni është i përfshirë edhe në biznesin e hidrokabureve.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nedi: 07/10/2020 18:47

    Ore se kuptoj pse ju bon kaq pershtypje qe ky qafderri skraparit na u shoqeroka me mashtrrusa, trafikante, kriminela apo rrugaçe!! Fundja dihet qe kto jane ato qe ky palaço palo burre dhe ajo shurra gruja ktit kane servir gjithmone. Pse ska dale njeri derimsot tja perplasi nftyre ktij apo mona buçes lidhjen me trafikantin nkerkim, pronarin e Golden ne shijak. Ka video qe tregojne meten te ky resort duke u shoqeru me shume persona kontigjent kriminal. Tme dali njoni tme tregoje qofte nji vote te vetme qe lsi e ka more ndershmerisht

    Përgjigju
  • Naftetari: 07/10/2020 16:32

    Shiheni edhe ne KLSH, ne se nuk eshte zhdukur raporti per naften ne AKBN ne vitin 2016, dhe ne Ministrine e Ekonimise po ne vitin 2016, toka ku ishin puset e naftes merreshin me qira mujore 2.8 leke/m2 dhe i faturoheshin kompanise se naftes me 500 lek/m2 (ose 178 here me teper) ne se edhe keto nuk jane zhdukur

    Përgjigju
  • Tosi: 07/10/2020 15:45

    Eshte e pamundur te jesh zgjedhur ne administraten e leshelise nga Nafija dhe te mos perfindosh ne pranga. Kurre me ne pushtet cizmeparticka e ministrave dhe drejtoreve superhajdute si ky drejtori i Nafije dybekut qe u arrestua sot.

    Përgjigju
  • Diktat: 07/10/2020 12:39

    Nuk kanê fajê horrat por sistemi! Si popull nuk kemi lidhje me demokracinê ! Vjedhjen mashtrimin pabesiné e kemi tê lindur ,e kemi nê gjak ! Vetém nén diktaturé çfardo qofté komuniste apo fashiste qê té vari pér gjuhe 4-5 nê ditè nga kêta horrat e administratés mundet té vazhdojmê tê zvarritemi si komb ose ndryshe do shuhemi! Do hamé si gjirprinjë njêri tjetrin deri sa bota e fqinjét té na vénê drunê e té degdisemi rrugve tê botês si harixhinjtê, pa atdhe !

    Përgjigju
  • Romi: 07/10/2020 12:04

    Kush i njoftoi ata ne kerkim.

    Përgjigju
    • Graniti: 07/10/2020 13:50

      Kete Cuf Berberin e ka njoftuar prokurori Granit Shahu se jane miq te vjeter

  • Ela: 07/10/2020 12:02

    keto fakte e egersojne Ilir Meten,pra ka nisur revanshi duke u mbeshtet ne fakte dhe prova prandaj po cmendet,prit prit se ka akoma ,ka ne cdo dikaster njerezit e ilir metes jane te gjithe hajdut dhe te koruptuar qe cojne paret ke iliri,

    Përgjigju
  • Vlora: 07/10/2020 12:00

    Pas tre ditësh janë të gjithë jashtë burgu, dhe do kërkojn shpërblim për dëmin moral ashtu si mori fullan robqiri... Shqipëria është vend arkaik, nuk bëhet kurrë, më vjen keq që e them por nuk bëhet.

    Përgjigju
  • Pano: 07/10/2020 11:52

    Po cunat e nismes besjani me pano sakon qe kan punuar aty dine gje

    Përgjigju
  • Goni: 07/10/2020 11:16

    A KENI NDONJE FIJE DINJITETI MOR PALACO ZYRTARE QE IKNI NE ARRATI.,??MJERE SHTEPIA QE JU KA BRENDA.....

    Përgjigju
  • Cufja: 07/10/2020 11:15

    Kush eshte ai ne Vlore dhe ne Tirane qe nuk e di se mesuesi i fiskultures Isuf Berberi eshte lavatricia dhe banka e Ilir Metes? Ne do sektor ekonimik qe trafikanti Berberi ka investuar dhe qe Meta e beri konsull nderi me makine me targa diplomatike jane parate e pista te trafikut te droges, parate e korupsionit dhe krimit te Like dhe Mones. Fufarma, nje pasuri kombetare u privatizua per 2 leke nga Banda LSI duke vendosur emrin e ketij injoranti qe dhe gruan e mori 5 vite me te madhe qe te bente pasaportizimin ne tirane. SPAK dhe OFL e kane shume te thjeshte te zbulojne lidhjen kriminale Cufe & Like. Nese do te kete drejtesi Cufes duhet ti hetohet dhe sekuestrohet e gjithe pasuria. Sa here flet Likja si gangester, Rama i keput ndonje goditje te forte si kjo hahahahs

    Përgjigju
    • RUMENI: 07/10/2020 12:43

      Nuk eshte likia qe vjethe nga te gjitha anet e shqipris eshte raza qe u bem te gjith hajduter,megjithe ty qe shkruan .RAMA ESHTE HAJDUTE ME I MADHE NGA LIKJA E TE TJERE.......EESSHHTTE RAAZZAAAAAAAAAAAAAA,DROGE E HAJDUTERI

  • Nevrikari: 07/10/2020 11:10

    Hahahaha..ore ka mbetur ndnjë i ndershem aty...haha..biznesmen dhe drejtor..hahaha..fytyra e tyre=fytyra e shtetit!!!

    Përgjigju
  • robi: 07/10/2020 10:41

    Ky Klodian Gradeci ka emeruar njerez jashte kritereve ne ost megjithese ishte i shkarkuar vete per korrupsion , bile ka emeruar njerez nga rruga ne ost diten kur ai po largohej perfundimisht nga kjo kompani

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?